Ferat Shala: Dr. Hafir Shala kthehet për të mos u larguar asnjëherë nga aty ku 23 vite më parë ju ndërpre kontributi i tij në shërbim të popullit

Arben Beka: 22 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja pa gjurmë e mjekut, humanistit dhe atdhetarit të madh, Dr. Hafir Shala

Sot u bënë 22 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja pa gjurmë e mjekut, humanistit dhe atdhetarit të madh, Dr. Hafir Shala, nga shërbimi sekret serb. Dr. Hafir Shala tërë jetën ia kushtoi çlirimit të atdheut. Qysh në rininë e tij në vitet e ‘ 80 – ta bashkë me shokë gjatë studimeve në Zagreb themeluan celulat e para të lëvizjeve çlirimtare për çka u dënua me burg bashkë me 6 veprimtarë të tjerë. Gjatë qëndrimit në burg vazhdoi aktivitetin në shërbim të çeshtjës kombëtare. Pas daljes nga burgu në vitet e ‘ 90 – ta vazhdoi aktivitetin në shërbim të popullatës së Drenicës në Q.K.M.F.- në e Drenasit dhe shoqatën “Nënë Tereza” gjithmonë në shërbim të njerëzve në nevojë, duke i furnizuar me barna dhe produkte ushqimore, si dhe u angazhua në pajtimin e gjaqeve të Drenicës dhe më gjerë.

Me fillimin e shkëndijave të para të luftës në Çirez dhe Likoshan, Dr. Hafiri u vu në shërbim të të mbijetuarve të kësaj masakre si dhe vuri kontakte me Kirurgun e Parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Fadil Bekën, të cilin e furnizon me barëra dhe materiale sanitare të nevojshme për Ambulancen e Parë të UÇK-së në Ticë. Dr. Hafir Shala ishte furnizuesi i parë dhe i vazhdueshëm me barna në spitalet e improvizuara ne Ticë, Likoc dhe gjetiu. Gjatë vizitave të shpeshta në Ticë pata fatin e madh t’i shërbej disa herë. Si personalitet, Dr. Hafir Shalën, mund ta krahasoj me Komandantin Legjendar Adem Jashari. Fjalëpak e punëshumë, i qetë por i vendosur, mendjemprehtë dhe sypatrembur. Pra, njeri i fjalës, i besës dhe i punës. Ndjehëm i lumtur për rastin që mu dha, që dikur t’i shërbej e sot të punoj në institucionin i cili mban emrin e tij.

Aktiviteti i tij i vazhdueshëm në shërbim të popullit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bjen në sy të shërbimit sekret serb, ku gjatë rrugës në drejtim të Prishtines për t’u furnizuar me barna ndalohet, arrestohet dhe zhduket pa gjurmë nga shërbimi sekret serb me 10.04.1998. Prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij, përkunder përpjekjeve të mëdha të familjes së tij dhe institucioneve shtetërore. Veprimtaria e madhe e Dr. Hafirit si mjek humanist dhe aktivist i vazhdueshëm i çeshtjës kombëtare paraqet një vepër shembëlltyrë se si duhet punuar dhe flijuar për atdheun dhe si e tillë kjo vepër e tij do të kujtohet me respekt brez pas brezi. Lavdi për jetë e mot jetës dhe veprës së tij!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …