Arben Gashi

Arben Gashi: Qytetarët e Kosovës po përballen me kërcënim nga Qeveria, për rritjen 300% të çmimit të energjisë elektrike

Sot në Kuvendin e Kosovës deputeti  i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se me tarifat e reja të energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji, çmimi i rrymës rritet rreth 300%. “Sot qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë elektrike rreth 300%”. Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëhershme. “Pra, para një viti, kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. I ishte krijuar përshtypja për vete që bota ishte në pritje të tij, e tani kur ka kaluar një vit, u shndërrua në një politikan i cili prodhon përditë probleme për vendin. Kurti nuk ka ofruar asnjë zgjidhje. Sot del e ankohet se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem me ty që pjesërisht fajin e kanë edhe qeveritë e mëhershme. Kryetarja e grupit tënd parlamentar del e akuzon se qeveritë paraprake se kanë faj në distribucion, kanë faj në privatizim, vetë ka qenë në krye të atyre punëve”, ka deklaruar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …