Ferat Shala

PDK-ja ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për keq-menaxhimin e krizës energjetike në vend

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën zero raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike. “Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK-ja me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të ketë ndikim edhe në rritjen e inflacionit  dhe zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale, ka saktësuar deputeti, Ferat  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …