Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Kurti, deklaroi para deputetëve se vetëm ditën e djeshme Kosova ka importuar 2.5 milionë euro rrymë. Ai i ka ata se si do të paguhet kjo rrymë me çmimin e lartë të importit të saj. “Unë po marrë vetëm shembullin e ditës së djeshme, kur i kemi pasur në punë blloqet A1,A2 dhe A3, ka punuar edhe B1 me 251 megavatë, B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Totali i gjenerimit të energjisë me kapacitetet tona ka qenë 727 megavat, piku ka qenë 1317 megavat. Në ditën e djeshme importi është mbi 10 gigavatë orë, ndërkaq devijimi është mbi 400 megavatë orë. Në bursën ndërkombëtare, çmimi bazë ka qenë 227 euro, vetëm importi dje ka kushtuar 2.5 milionë euro. Prandaj deputetë të nderuar më tregoni si ta paguajmë rrymën”, ka pyetur Kurti, i cili sot nuk i ka akuzuar qeveritë e mëparshme për këtë bankrotim që po ndodh në kohën e qeverisjes së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …