Arbërie Nagavci: Shtatori duhet të na gjejë me punëtorë arsimor të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës

Arbërie Nagavci: Jemi të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë në shkolla dhe me orar të rregullt

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se janë të interesuar që vitin e ri shkollor 2021-2022 ta fillojmë me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të rregullt. Këtë ajo e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se pandemia ka shkaktuar çrregullime të shumta edhe në arsim. “Në mënyrë që viti shkollor të fillojë me kohë dhe pa probleme, jemi përkujdesur që në mesin e personave të vaksinuar kundër Covid-19 të jenë edhe mësimdhënësit”. “E kemi diskutuar me kohë me Ministrin e Shëndetësisë, zt. Arben Vitia dhe tashmë po realizohet edhe vaksinimi i mësimdhënësve”, ka shkruar mes tjerash Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …