Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj takon drejtoreshën e AJC në Izrael, Avital Leibovich

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj takon drejtoreshën e AJC në Izrael, Avital Leibovich  

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra kanë pritur sot në takim në Prishtinë, drejtoreshën e American Jewish Committee,  në Izrael, Avital Leibovich. Në këtë takim, Hoxhaj e ka falënderuar zonjën Leibovich dhe organizatën që përfaqëson për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj në vitet e fundit. Roli i zonjës Leibovich në veçanti ka qenë i rëndësishëm në afrimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Izraelit. Hoxhaj dhe Leibovich i kanë vlerësuar të veçanta marrëdhëniet mes dy shoqërive dhe nevojën që duhet bërë edhe më shumë për t’i afruar. Po ashtu, është theksuar e rëndësishme njohja e Kosovës nga Izraeli dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe hapja e mundësive të reja të bashkëpunimit në aspekte të ndryshme të jetës, duke filluar nga politika e deri tek ekonomia.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …