Ardian Gjini përshëndet vendimin e LDK-së kundër bashkëqeverisjes me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka përshëndetur publikisht vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos hyrë në asnjë bashkëqeverisje me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një reagimi, Gjini e ka vlerësuar këtë stancë si të drejtë dhe parimore, duke rikujtuar se subjekti i tij politik ka kohë që ka paralajmëruar opinionin publik për atë që ai e cilëson si “lojë të pandershme” nga ana e kryeministrit dhe partisë në pushtet. Sipas Gjinit, synimi kryesor i Kurtit mbetet marrja e kontrollit të plotë mbi të gjitha institucionet dhe shtetin, proces ky që po çon në degradimin e përditshëm të Kosovës. AI ka theksuar se vendi nuk guxon të dorëzohet në duart e një njeriu të vetëm dhe ka shpalosur gjashtë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të mbështetet cilado qeveri e ardhshme. Sipas tij, çdo ekzekutiv i ri duhet nevojisht ta pranojë projektin e gazit amerikan, të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, të përfundojë projektet kryesore të infrastrukturës dhe të ngrejë pragun e TVSH-së për bizneset e vogla. Gjithashtu, si prioritete me rëndësi strategjike, Gjini ka veçuar lirimin e bujqve nga tatimi në pronë si dhe rritjen e investimeve në kryeqytet.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me municion të vërtetë pranë Prishtinës

Ushtarët italianë të angazhuar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë zhvilluar …