Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Gazi amerikan mund të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka vlerësuar se gazi amerikan mund të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se siguria energjetike sot është e barasvlershme me sigurinë kombëtare. Gjatë intervistës për Radio Evropa e Lirë ai ka theksuar se është shqetësuese mungesën e një qëndrimi të qartë institucional për përfshirjen e Kosovës në rrjetet rajonale të gazit. “Gjithçka varet nga vullneti politik. Ndoshta jemi pak mbrapa në aspektin e legjislacionit ose të infrastrukturës ligjore. Financimi mund të sigurohet lehtë për këtë projekt. Prandaj, mungesa e qartë e një zotimi të Qeverisë, se Kosova do të bëhet pjesë e një infrastrukture të tillë, është pak paradoksale”, ka deklruar mes tjerash drejtori ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …