Arianit Koci

Arianit Koci shpreson se Gjykata e Apelit do ta lirojë nga burgu, Sami Lushtakun

Avokat i Sami Lushtakut,  z. Arianit Koci, me rastin e shqyrtimit të ankesave të avokatëve për komandantët e UÇK-së, Syleman Selimi, Sami Lushtaku e të tjerë, është shprehur i bindur se Gjykata e Apelit do të vendosë në favor të Sami Lushtakut. Ai ka deklaruar se në ankesën, e cila do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Apelit, ka paraqitur argumente të fuqishme për pafajësinë  e ish-komandantit të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës. “Unë besoj në drejtësi dhe jam i bindur se kolegji gjyqësor i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarit vendor, do të marrë vendim të drejtë dhe të ligjshëm. Në ankesë kam paraqitur argumente të fuqishme lidhur me pafajësinë  e z. Lushtaku, ka thënë avokati Arianit Koci.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …