Armend Muja

Armend Muja: Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka blerë energji elektrike edhe nga GEN-i Beograd në vlerë 82.2 milionë euro

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka njoftuar se Komisioni Hetimor për Energji Elektrike ka nxjerrë të dhënat e importit të energjisë, ku sfiguron se Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë blerë energji elektrike edhe nga GEN-i Beograd në vlerë 82 milionë euro, ndërmjet viteve 2008-2013. GEN-i është kompania e shumëpërfolur që mediat sllovene e ndërlidhën me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Dyshimi ishte se Berishaj ishte i kontraktuar nga kompania në cilësinë e këshilltarit dhe ishte paguar rreth 600 mijë euro për shërbimet e tij.  Komisioni Hetimor për Energji Elektrike nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet viteve 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike, serbe të energjisë”, ka thënë Armend Muja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …