Armend Zemaj

Armend Zemaj: Vizitat e Albin Kurtit janë të nivelit më të ulët që ka zhvilluar deri tani një kryeministër i Kosovës, në Amerikë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke  komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Amerikë, thotë se vizitat e shefit të ekzekutivit në kompani të ndryshme janë të rëndësishme, por jo ato që ka nevojë Kosova. “Këto vizita nuk janë vizita të cilat janë të parëndësishme, por nuk janë të nivelit të cilit i duhen Republikës së Kosovës nga përfaqësuesit e saj, sidomos nga ekzekutivi”, tha Zemaj. “Është vizita e nivelit më të ulët që ka bërë një kryeministër i Kosovës në pjesën zyrtare që i viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm nga pavarësia, por as atëherë kur ne e kemi shpallur Republikën dhe nuk na ka njohur asnjë shtet në sferën ndërkombëtare, përpos Shqipërisë”, shtoi ai. Zemaj komentoi edhe takimin e Kurtit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në funeralin e Albright në ShBA. “Në korridore ku mbahen ceremoni mundësia për të takuar, por me prit me të njoftuar dikush, me bo foto me ish-presidentin Clinton, ose sekretarin e Shtetit dhe ti e shfrytëzon për një fotografi…. vetëm me ia zgjat dorën sekretarit të Shtetit është hap pozitiv për Kosovën, por jo ajo që i duhet Kosovës”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …