Ramush Haradinaj: Jam injoruar nga Ambasada e Kosovës, në Uashington, me direktiva të kryeministrit Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditë më parë është pritur nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, por Escobar nuk e ka pritur në takim kryeministrin Kurti, i cili po ashtu ndodhej në Amerikës. Lidhur me këtë takim, Haradinaj tha se e ka njoftuar qeverinë dy javë përpara, por shtoi se është injoruar nga ambasada e Kosovës në Washington me direktiva të kryeministrit Albin Kurti. “Unë kam qenë kryeministrër dy herë edhe pse shkurt, jam i respektueshëm ndaj obligimeve të mia. Tani si deputet, unë i kam njoftuar me kohë ambasadën e Kosovës në Amerikë  për agjendën time. Qeveria Kurti e ka ditur për takimin tim me zotin Escobar dy javë përpara. Nuk  kam fshehur asnjë detaj të angazhimit tim. Kam kërkuar logjistikë nga ambasada, por jam injoruar nga ambasada e Kosovës në Uashington, si dhe nga konsullata në Nju York, me siguri me direktiva të Kurtit dhe të Qeverisë. Kam punuar  dhe punoj në interes të Kosovës, pasi kam deklaruar disa herë se miqësia jonë me Amerikën është në radhë të parë e dy popujve.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …