Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Grabitje”

Stacioni Policor në Gjakovë rreth orës 18:40 kishte marr informacion se filiali  mikrofinanciar “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija në Gjakovë ishte grabitur nga një person nën kërcënimin e një sëpate, nga ku punëtores në këtë filial i ishin grabitur 2000 euro. I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. 

Zyrtarët policorë me të pranuar informacionin menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ku nëpërmes rrugëve operative dhe hetimore është arritur të gjendet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995, shtetas i Republikës së Kosovës. Në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • Një sëpatë dhe 
  • 2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she. 

I dyshuari pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Grabitje”.

Gjakovë, 27 janar 2023

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …