Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami kritikon Kurtin: I papërgjegjshëm ndaj krizave, i përqendruar vetëm te pushteti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shpërfillje të plotë ndaj sfidave serioze që po kalon vendi, duke thënë se i gjithë fokusi i tij aktual është emërimi i Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. Behrami ka listuar një sërë çështjesh të cilat, sipas tij, Kurti po i injoron, përfshirë çmimet e larta të energjisë elektrike, marrëdhëniet e tensionuara me SHBA-në dhe BE-në, mungesën e drejtësisë për viktimat e dhunës, të zhdukurit gjatë luftës, si dhe përkeqësimin e sigurisë brenda dhe jashtë vendit. Albini nuk është i preokupuar me padrejtësitë në Hagë, as me sigurinë, as me të zhdukurit, e as me perspektivën e të rinjve. Ai është i preokupuar vetëm me një gjë këto ditë: si ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare, shkroi Behrami.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …