Grubi

Artan Grubi: Në Qeveri flitet shqip, në Kuvend flitet shqip edhe faqja e presidentit çdo gjë shkruhet edhe shqip

Në kuadër të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërorë e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë për Sistem Politik, ka organizuar tribunë me temë: “Shkupi i adresave të reja shqiptare, reflektimi i Marrëveshjes së Ohrit”. Zëvendëskryeministri Artan Grubi në fjalimin e tij, duke folur për rezultatet e kësaj Marrëveshjeje, tha se sot gjithkund flitet shqip. “Në Qeveri flitet shqip, në Kuvend flitet shqip. Hyni në web faqen e presidentit dhe çdo gjë është edhe shqip. Jo më larg se dje në shënimin e Ilindenit jehonte kënga e vallja shqipe mu në mes të Krushevës”, tha Artan Grubi.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …