Pikëkalimi kufitar mes Malit të Zi e Shqipërisë, Cemi i Trieshit – Grabon, shkurton rrugën nga Podgorica në Plavë e Guci

Pikëkalimi kufitar mes Malit të Zi e Shqipërisë, Cemi i Trieshit – Grabon, shkurton rrugën nga Podgorica në Plavë e Guci

Pikëkalimi kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Cemi i Trieshit – Grabon, i hapur më 3 gusht, do të shkurtojë rrugën nga Podgorica në komunat veriore të Plavës dhe Gucisë, nga 190 në 90 kilometra. Kjo pikë kufitare është hapur nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Zdravko Krivokapiq. Kryeministri Rama ka thënë se kjo pikë rrëzon edhe një tjetër mur mes këtyre dy vendeve. “Por, nuk mjafton vetëm të ndërtojmë infrastrukturë nëse nuk heqim të gjitha barrierat në mesin e qytetarëve tanë, tarifore dhe jotarifore”, ka thënë Edi Rama. Krivokapiq ka thënë me këtë rast se hapja e një pikëkalimi të ri, është një konfirmim i forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe forcimit të lidhjeve. Mali i Zi është përcaktuar për një zhvillim të qëndrueshëm dhe marrëdhënie të mira me fqinjët tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …