Artan Hoxha: Kompania që ka në zotërim patentën e të ashtuquajturit Big Brother ka kërkuar që ta mbyllë programin

Gazetari,  Artan Hoxha, ka bërë të ditur se kompania që ka në zotërim patentën e të ashtuquajturit,  Big Brother, ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit kundër  Top Channelit. Ai tha në një emision televiziv se drejtuesit e kompanisë kanë  ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, edhe pse  Tirana ka në Polici mjaftueshëm burime njerëzore për ta zbardhur këtë sulm të rëndë. Kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother, kërkon ta mbyllë këtë program, i cili paraqet kulmin e degjenerimit vetëm për përfitime materiale.  Godina e kanalit televiziv Top channel u godit me breshëri plumbash, në një sulm ku u vra rojtari i objektit.

Kontrolloni gjithashtu

Dosja Mujka: Si Vetëvendosje e kurdisi konkursin për kapjen e Ibër Lepencit

Më 1 dhjetor 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike “Ibër Lepenci” njoftoi publikisht se Faruk Mujka ishte emëruar …