Artpolis: “Fytyra e vërtetë”, synon të adresojë ngacmimet seksuale nga personat me ndikim në institucionet arsimore

Artpolis: “Fytyra e vërtetë”, synon të adresojë ngacmimet seksuale nga personat me ndikim në institucionet arsimore

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Skenderajt me titull “Fytyra e vërtetë”, më 1 korrik, në ora 12:00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”.

“Fytyra e vërtetë”, synon të adresojë në veçanti ngacmimet seksuale nga personat me ndikim në institucionet arsimore dhe për t’u bërë thirrje gjithë akterëve që rastet e tilla nuk duhet të heshtën, përkundrazi viktimat duhet të përkrahen e ngacmuesit të marrin dënimin e merituar. Pas performancës do të hapet diskutim me publikun prezent për të trajtuar çështjen e adresuar.

Ekspozita e të rinjve të Skenderajt do t’i paraprijë prezantimit të shfaqjes “Fytyra e Vërtetë”.

Aktorët/et: Leonit Bahtiri, Elsa Kajtazi, Elisa Kajtazi, Donjeta Selimi, Flamur Kastrati, Arbenita Shatri, Bleart Sinani, Rinesa Kajtazi, Liridona Hyseni, Alketa Abazi.

Mentore: Qëndresa Kajtazi, Donikë Ahmeti dhe Zhaneta Xhemajli.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …