As kësaj radhe në Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave

Më 23 qershor në Bruksel, do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Është raportuar se në këtë samit do të diskutohet edhe çështja e liberalizmit të vizave dhe ishte shprehur optimizëm për këtë proces, por në konkluzat që janë parë çështja e vizave nuk përmendet fare. Kosova është i shteti i vetëm në Evropë që ende nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë, edhe pse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Dell’Oro: Historia e Kosovës dhe e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar më mirë jetën dhe përjetimet e Nënë Terezës

Sot në Katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. …