Komuna e Skenderajt po vazhdon hapjen dhe asfaltimin e rrugëve të lagjeve në fshatrat e Skenderajt.
Në këtë kuadër janë asfaltuar rrugët e lagjeve Feka, Syla dhe Kuqani në Çubrel të Skenderajt.
Infrastruktura në përgjithësi dhe ajo rrugore në veçanti po e përmirësojnë çdo ditë ndjeshëm jetën e banorëve të Skenderajt. Ndërtimi i infrastrukturës në fshatra vazhdon të jetë prioritet i Komunës së Skenderajt që po ndikon në krijimin e kushteve për jetë më të mirë në tërë territorin e Komunës.
Falë investimeve në këtë fushë që ka bërë Komuna e Skenderajt në vitet e fundit, të gjitha fshatrat kanë infrastrukturë rrugore moderne, ndërsa në shumicën e fshatrave janë asfaltuar edhe rrugët e lagjeve.
Prioritete të rëndësishme të komunës së Skenderajt janë edhe projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve disa prej të cilave po vazhdojnë të realizohen, kurse të tjerat pritet të fillojnë ndërkohë.