Asfaltohet rruga kryesore në dalje të qytetit të Vitisë

Ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore të qytetit të Vitisë, nga stacioni i autobusëve në drejtim të Kllokotit. Punimet nga afër i ka vizituar kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor. Përgjatë kësaj rruge, gjithashtu është duke u ndërtuar trotuari që do të bëhet deri tek qendra tregtare Mediteran. Gjithashtu janë duke vazhduar punimet në asfaltimin edhe të rrugës tjetër kryesore nga vendi i quajtur “Te pasqyra” e deri në hyrje të fshatit Drobesh. Ndërkohë, përgjatë Lumit “ Morava e Binqës ”, është duke u punuar në rrugën që do shtrohet me kalldrëm, si dhe urat mbi lumin që do të jenë të qarkullueshme për automjetet që do të lëvizin në atë pjesë, të cilat rrugë do të jenë dy kahje.

May be an image of 3 people, road, street and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …