Ashkalijtë shënojnë Ditën e Flamurit, festë njohur edhe si Dita e Ashkalinjëve

Dita e Flamurit dhe e Ashkalijve të Kosovës 15 shkurti është festë e cila bashkon ata për të qenë përkrah popullit shumicë, me të cilët  po e ndërtojnë të ardhmen e tyre, ndonëse jo edhe aq lehtë por të vendosur për të ecur drejtë prosperimit. Edhe sot për këtë ditë zyra e kryeministrit ka organizuar konferencë ceremoniale për kremtimin e kësaj dite. “Institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe përfaqësues Ashkali do të kujtojnë këtë ditë të rëndësishme, duke kremtuar në vazhdimësi 15 Shkurtin. Duke shënuar këtë ngjarje, Qeveria e Republikës së Kosovës promovon kulturën te komunitetit Ashkali në diversitetin e saj dhe thekson përkushtimin e plotë për të përmirësuar kushtet me të cilat ballafaqohet ky komunitet”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …