Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" i pezullohen të gjitha linjat e udhëtimit për udhëtarë

ASHNA demanton autoritetet serbe: Fluturimet janë duke u realizuar në bazë të planit

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton opinionin se, të gjitha operimet janë duke u zhvilluar normalisht dhe në bazë të dinamikës së planifikuar, përkundër dezinformatave nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil të Serbisë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për Aviacion Civil.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe dezinformojnë operatorët me të tilla informata por këtë e kanë bërë vazhdimisht.

Autoritetet Serbe, kanë shkuar edhe më teje, ku në publikimin e tyre të Informacionit Aeronautik kanë të publikuar një shtojcë, ku theksohet se Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil nga Maji i vitit 1999, me këtë, ata (AAC e Serbisë) kanë ndaluar përdorimin e hapësirë ajrore të Serbisë për fluturimet që kanë për destinim Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës apo anasjelltas.

ASHNA njofton se, lejet për operime jepen nga Republika e Kosovës dhe se dezinformatat e autoriteteve serbe nuk kanë më ndonjë ndikim në këtë aspekt.

Se të gjitha fluturimet janë duke u realizuar sipas planifikimit, tregon edhe fakti se deri në ora 15:30 janë realizuar 36 fluturime, prej tyre 16 fluturime në ardhje dhe 20 në shkuarje.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë

Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, William Walker, kritikon  procesin gjyqësor, i cili po …