Brickos

Astrit Haraqija: Isa Mustafa Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, përfundimisht po e sheh fundin e tij politik

Astrit Haraqija: Isa Mustafa Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, përfundimisht po e sheh fundin e tij politik

Astrit Haraqija ish ministër i LDK-së dhe njëri nga aktivistët e kësaj partie ka reaguar kundër akuzave të dy ditëve të fundit, që në adresë të tij në mënyrë indirekte i ka bërë kreu i LDK-së Isa Mustafa. Haraqija, përmes një postimi në Facebook, ia ka përmendur Mustafës ardhjen e tij në krye të LDK-së, duke thënë se “i dëshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, këto dite e ka parë përfundimisht fundin e tij politik”.

Postimi i plotë

“Rënia e turpshme e mashtruesit ordiner Isa Mustafa!

I dëshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, Isa, këto dite e ka pare përfundimisht fundin e tij politik . Ashtu siç erdhi me tradhti mes miqesh, duke përdorur në mënyrë finoke përvojën e kaluar në strukturat e ish- sistemit komunist, po i nxjerr gerhamat e fundit bashke me grimasat e shëmtuara, te cilat pasqyrojne karakterin e tij!

Duke kërcyer dege me dege, e ka humbur durimin dhe ne stilin KGB- ist, po shpike armiq inekzistente.

Po e bën këtë sepse atë e ndjekin turpi dhe humbja e njëpasnjëshme, qe kur erdhi tradhtisht ne krye te LDK-se.

Unë personalisht nuk e marre seriozisht Isen e mjere, edhe atëherë kur ai i sulmon dhe i quan ” matrapaze” ata qe ishin e mbeten miq te familjes se Presidentit Rugova, te cilët edhe sot e kësaj dite bëjnë gjithçka për institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Isa e din mire nga e si erdhi aty ku ndodhet edhe pak dite! Po, e din qe erdhi me tradhti dhe dinakeri.

Te ky njeri shoh potencialisht pacientin qe ka nevoje për psikiatrin. Por, po ky dinaku, duke humbur katër pale zgjedhje erdhi e u be kryeministër!

U be sepse gjeti mbështetje te disa fosile e servile brenda partisë, te cilët për interesa personale mbyllen sy e vesh, duke ja rrahur krahet.

Ne LDK hyri me puç, vone shume vone. Shkeli çdo norme e parim për te mbetur sa me gjate ne krye te partise.

Njeriu qe përvetësoi Fondin e Kosovës dhe e ktheu atë ne pronësi private, ndodhet ende ne krye te qeverise ne ikje!

Matrapaz se jo mahi ky njeri me fytyre dyelli e pa buzëqeshje.

Kurrë nuk tregoi se si u shkri Dardania Bank, kah shkoi, ku mbeti?!

Nuk foli as për fluturimet avionin privat për ne Itali .

Ky Isa ishte ai qe dha miliona dikur për LPK- ne, e ne anën tjetër shpërfaqej tjetër njeri. Tradhtoi Presidentin Rugova, Fatmir Sejdiun, Bujar Bukoshin…! Dikur shefin tënd Bukoshin e ke harruar qe është keq me shëndet dhe nuk e ktheve kokën me pa se cilat janë shpenzimet për shërimin e tij.

Me falë se paske ndihmu ketë javë jo me buxhet tëndin por me të shtetit.

Me beso qe po neveritem qe po merrem me ty dhe deklaratat tuaja, por po me vjen keq qe as sot e kësaj dite s’ te ka rene maska nga fytyra, për ta pare fytyrën tende te vërtetë qytetaret e vendit, e sidomos anëtarësia besnike e LDK-se!

Dhe vendosa te merrem me ty e jo me zagaret tu qe lehin FB e lëpijnë ne sofren tende te ndyre.

Kur ti shkruan ne FB, me beso e shoh Isen idhnak, hakmarrës, tradhtar… sepse aty nuk arrin ta frenosh veten dhe ta fshehësh karakterin cinik e idiotesk qe te përfaqëson me tere anatomine tende vertikale! Dhe besomë o Ise, simboli i atij qe hyri ne Troje, e din ti kush është ai, nga deklarata tua për mua dhe mikun tim, është kundërmuar gjithë kjo fundjave.

Ne fund fare, me qetësi po ta them se je bere qesharak dhe joserioz.

Ndaj ike nga jeta publike e politike, sepse e fëlliqe kahdo qe shkele me këmbë tradhtari!

Ishe e do te mbetesh humbës përherë ne histori.

Çdo here emri yt do te mbetet sinonim i se keqes dhe i rrënimit te LDK-se!

Injoranti i sojit tënd për interesa të veta në pushtet, individual dhe më gjerë, ka kultivuar gjuhën e luftës ndaj shoqërisë dhe popullit, duke mbjellë dhe mjerim të llahtarshëm antinjerëzor!

Pra në fund sipas të gjitha provave unë me krenari mbetem kontribuues për ndërtimin e Institucioneve, ndërsa ti grykës I pangopur për shfrytëzimin e tyre.

Je humbës, i tille do te mbetesh!

Ke mbetur i vetmuar këto dite, pa miq, pa kolege, sepse te ra maska, e tash…?!

Astrit Haraqija

23.07.2017

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …