Atmosferë madhështore për fitoren e PDK-së në Drenas me Ramiz Lladrovcin dhe bastionin e pathyeshëm!

Atmosferë madhështore për fitoren e PDK-së në Drenas me Ramiz Lladrovcin dhe bastionin e pathyeshëm!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z.Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, janë pritur me entuziazëm dhe vendosshmëri të jashtëzakonshme të qytetarëve për fitoren e madhe me 14 nëntor.  Pas duartrokitjeve të zjarrta të fjalimit që mbajti kryetari Memli Krasniqi dhe atmosferës madhështore, kryetari Lladrovci para qytetarëve tha “ju jeni anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë së pathyeshme”.

Fjalimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Qytetarë të nderuar,
Tubimi i sontëm rikonfirmoi rrugën tonë të fitores, të themeluesve të PDK-së që fizikisht na mungonin, tubim i qytetarëve të Drenasit, krenar e dinjitoz, me kontribut të madh për liri e shtetndërtim.
Faleminderit kryetar Memli Krasniqi, Bekim Çollaku, Betim Gjoshi, Ismail Syla, Sokol Bashota, Ardian Kastrati, Shyqiri Bytyçi, Muharrem Xhemajlin, Prof. Nazmi Hasin, z. Shala, z. Thaçi, Gjoshi, personalitete të komunës tonë, anëtarë të kryesisë së Degës dhe nëndegëve për këtë tubim madhështor.
I falënderoj të gjithë të pranishmit në tubim, për praninë e madhe të qytetarëve, por edhe qytetarët që u penguan në komunikacion, duke kërkuar falje edhe për ata që nuk arritën të hyjnë brenda sallës së madhe në Nobel.

Pas duartrokitjeve të zjarrta të fjalimit që mbajti kryetari Memli Krasniqi dhe atmosferës madhështore, i emocionuar, fjalimit tim, ia shtova fjalinë: “ju jeni anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës, partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë së pathyeshme”, fjali e cila i priu fjalimit në vijim:

Qytetarë të dashur të komunës së Drenasit,

I dashuri kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,

Familjarë të dëshmoreve, martirëve, invalidë e veteranë te UÇK-së,

I nderuari z. Çollaku, z. Gjoshi, Z. Syla dhe z. Bashota,

Zonja e zotërinj,

Aktivistë dhe anëtarë të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës,

Kam nderin dhe privilegjin që para jush të theksoj se në platformën zgjedhore për mandatin tim të dytë 2021-2025, kam renditur 79 prioritete.

Kjo platformë, është e bazuar në nevojat tuaja me prioritet, nga bashkëpunimi me juve gjatë dëgjimeve buxhetore, propozimeve të ardhura nga nëndegët dhe kryetarët e fshatrave, të hartuara dhe të përpiluara nga ekipi im profesional.

Dua të falënderoj kabinetin tim, zyrtarët e komunës, asamblistët e Kuvendit Komunal, administratorët, këshillat lokal dhe qytetarët për bashkëpunimin e shkëlqyer për gjatë këtyre viteve të qeverisjes së mirë.

Nuk ishte e lehtë të qeverisej, me tërë ato kërkesa që ishin para meje me fillimin e mandatit të parë, por as për gjatë në dy viteve të fundit në Pandemi.

Në mandatin e shkuar, kur ua kërkova votën, e dhashë premtimin se do t’ju bëj krenar. Ne këtë e kemi arritur së bashku, duke u shpallur komuna me performancën më të mirë në Kosovë, kampion të qeverisjes së mirë.

Ju keni qenë besnik dhe mbeteni besnik të vlerave të themeluesve të PDK-së që sot, padrejtësisht nuk janë me ne, andaj uniteti ynë këtu, do të jetë kontribut yni për vizionin e tyre për Kosovën shtet, demokraci që synon vlerat euro-atlantike.

Partia Demokratike e Kosovës si parti që ka bastion Drenasin, ma ka besuar edhe mandatin e ardhshëm qeverisës, në bazë të vlerësimeve për punën që e kam bërë, duke realizuar premtimet e mia, madje edhe duke i tejkaluar ato.

Dje u bënë një vit që me neve nuk janë fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët.

Ne kishim një vit të dhimbshëm dhe plot sfida, sepse, liderët tanë padrejtësisht u ftuan të ballafaqohen me akuza të kuzhinave armike. Ne jemi fort të bindur se ata do të lirohen.

Vepra e tyre madhështore është liria e Kosovës.

Vepra e jashtëzakonshme e tyre është Republika e Kosovës.

Andaj, ju ftoj që të jemi më unik se kurrë,

Ta dëshmojmë se jemi me liderët tanë, sikur që janë ata me ne, përgjithmonë, të pathyeshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Po e ritheksoj se vetëm në infrastrukturë, investimet dhe projektet e finalizuara për 4 vite në disa fusha tejkalojnë investimet prej se ekziston komuna e Drenasit.

Puna dhe veprimtaria e Komunës së Drenasit do të vazhdojë të jetë e bazuar ekskluzivisht në ligj, do të jemi llogaridhënës dhe transparent para jush, do të vazhdojmë të angazhohemi në rritjen e efikasitetit, parime këto të instaluara tashmë në Komunën e Drenasit.

Synimet dhe udhërrëfyes i punës sime do të jetë

– Cilësia;

– Efikasiteti dhe

– Efektiviteti

Zonja e zotërinj,

Ne kemi shumë suksese në qeverisjen lokale, prandaj jemi kampion. Ju e dini se vendin e parë, ia kam dedikuar motivuesit, përkrahësit dhe mikut tim, Kadri Veselit.

Ne kemi dëshmuar se PDK është shembull për qeverisjen lokale. Vazhdojmë me qeverisjen e mirë, me secilin nga ju, sërish do ta bëjmë PDK-në krenare por, edhe themeluesin e saj, mikun tim, z. Hashim Thaçi.

Vëllezër e motra,

Dje ishim bashkë në UÇK, sot jemi bashkë në PDK. Sepse gjithmonë Drenasi dhe Drenica janë bashkë.

Disa keqbërës që deri dje ishin në PDK, e shfrytëzuan mungesën e liderëve tanë dhe situatën në degë, për ta dëmtuar bastioni e Partisë Demokratike, degën e Drenasit, por nuk ia arritën, as sot, as kurrë. Tashmë u kuptua dëmi i tyre duke na ulur votën edhe në nivel nacional. Prandaj, askush më nuk mund të jetë në PDK duke e luftuar e dëmtuar PDK-në.

Dua ta dini pse duhet ta votoni numrin 177, më 14 nëntor.

Është votë për qeverisje të mirë dhe zbatim të projekteve me prioritetit për qytetarët. Është votë për arsim cilësor, shërbime të mira shëndetësore dhe efikasitet në administratë.

Prandaj, kemi shtuar efikasitetin në çdo fushë, gjithpërfshirjen e strukturave me perspektivë – të rinjtë, gratë, profesionistët e fushave të caktuara.

Qytetarët e komunës së Drenasit, kanë shumë arsye për të votuar numrin 177.

Sot, atdhetarizëm është çdo veprim që fuqizon shtetin, sundimin e ligjit dhe barazinë para ligjit.

Për katër vjet radhazi, buxhetit të komunës ia kemi shtuar sasinë e konsiderueshme të të hyrave, nëpërmjet granteve, donacioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, si rezultat i punës së shkëlqyer. Vetëm këtë vit nga granti i performancës për vendin e parë, ia kemi shtuar buxhetit mbi 770.000.00 euro, pa llogaritur fondet tjera për shkollat dhe rininë tonë.

Vazhdojmë me fitore të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas!

Me numrin 177, Bashkë për Drenasin!

Me Respekt,

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas

Drenas, më 6.11.2021

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …