Fadil Shyti

Fadil Shyti: LETËR PËRSHËNDETËSE DELEGATËVE TË KONGRESIT TË 16-të TË PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË!

Sinqerisht dhe shqiptarisht jam ithtar i ideve tuaja revolucionare, ju uroj punë të mbarë; me mendje dhe zemër, jam me juve shokë e shoqe, vëllezër e motra të idealit tonë shqiptar komunist, të marshojmë krenarë me mësimet e m-l të gjeniut, Enver Hoxha të Komandantit dhe strategut të LANÇ-re, të paqes të socializmit ngadhnjimtar dhe të PPSH, flamurtares të ndërtimit të socializmit ngadhnjmtar, e cila afër gjysmë shekulli e mbajti lart e më lart; flamurin e fitoreve të mëdha kombëtare të lirisë, barazisë, të drejtësisë dhe të ndërtimit e përparimit të vendit të shqipove dhe shqiponjave.

Ju uroj nga zemra tetëdhjetë vjetorin e themelimit të PKSH, në krye me shokun, Enver Hoxha!

-Enveri ynë dhe PPSH, e mbajtën të fuqishme mbi të gjitha, idenë tonë shekullore kombëtare të drejtën tonë, për ribashkim kombëtar, e mbajtën të fuqishme frymën  kryengritëse të rezistencës së pandërprerë, të protestave dhe të LÇ-re për liri të popullit tonë në trojet e robëruara shqiptare; të mbetura padrejtêsisht nga fuqitë imperialiste jashtë trungut amë, që shqiptarët vuajtën dhe ende po vuajnë nën regjimet e egra tē krajlëve të vjetër e të rinj serbo-jugosllavë dhe të shovinistëve grekë.

-Dhe, kjo objektivë madhore kurdoherë u përpunua, u konkretizua dhe u zbatua me organizim, besnikëri, dituri dhe trimëri; teorikisht dhe praktikisht, sipas parimit të së drejtës legjitime tē popullit tonë për ribashkim dhe të parimit të së drejtës të kombeve për VETËVENDOSJE.

 

Rroftë PKSH!

Rroftë Kryetari i saj mendjendritur dhe zemërzjarrtë, Qemal Cicollari!

Rroftë besniku i PKSH, shoku Gjon Bruçi!

Lavdi Enver Shqipos!

Lavdi themeluesit të PKSH të Re, shokut, Hysni Milloshi!

I juaji, Fadil Shyti

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …