Auron Tare: Dritani është i vetëm ne qeli, dhe për ironi te fatit ndoshta shume afër me qelinë e Belerit nga Progonati

Ndoshta hera e pare qe do te mendohesha perpara fletes se Censusit. Dikur në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohet kane ndryshuar,

Lamja nuk para shkruan më dhe nje Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfare jam, çfare dua te jem dhe çfare mund te jem eshte ne nje fare menyre thelbi i ketij Apeli te ri mbi popullaten.

Per here te pare kam nje dileme, dileme kjo e shtyre nga realiteti i sotem dhe perqasja ndaj dy ngjarjeve thellesisht shqiptare:

Fredi Bejleri, një ish banor i fshatit te Progonatit në malësitë e thella të Tepelenes, i vete shpallur grek, i akuzuar (por jo i denuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur ne menyre demokratike si Kryetar i Bashkise se Himares, me mbeshtetjen politike te nje ish-Kryeminisri dhe një ish- Presidenti te Shqiperise, tashme ne burg.

Per ta cuar ne karriken e fituar Belerin e Progonatit eshte hedhur ne sulm diplomacia helene ne nivelin me te larte te mundshem. Beleri eshte bërë nje emer i njohur ne kancelarite euro atlantike dhe personalitete te shquara te politikes greke vijne çdo jave ne Shqiperi, per t’i bere presion opinion publik dhe politikes shqiptare.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anetar i UÇK-se i cili ne kohen me kritike per kombin e tij ju pergjegj thirjes se ndergjegjies kombetare. Sherbeu ne ushtrine guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u be e pa varur vazhdoi jeten e tij modeste pa kerkuar as shperblime dhe as medalje.

Sot eshte ne burgjet e shtetit te tij per nje interviste (ne median e lire dhe te pa varur demokratike ku presupozohet te thuash mendim tend). Per Goxhaj nuk interesohet askush nga diplomacia jone (te pakten publikisht) as ish-Kryeministri dhe Presidenti i Republikes. (Dita)

Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kane ndonje interest te dukshem per çeshtjen e tij. Per Goxhajn nuk ka as shoqate avokatesh qe te mbrojne publikisht, as Kryetare Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani eshte i vetem ne qeli, dhe per ironi te fatit ndoshta shume afer me qeline e Belerit nga Progonati.

Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …