Ruzhdi Jashari: VUQIQ UA NGUL THIKËN NË SHPINË DEMOKRACIVE PERENDIMORE!

Vuqiq, miliona euro ndau per armatime, trajnime dhe paga per listen terroriste serbe, dhe nenkryetarin e saj Radojqiq! Ndau po keshtu miliona Euro, per Kishen Ortodokse Serbe ne Kosovë, si vend strehuese e armatimeve dhe mbështetjes politike të Vuqiqit dhe Putinit!
Vuqiq, u nguli thiken ne shpinen e perendimit, dhe tregoi fytyrën e tij të vërtet, kur thirri në takim ambasadorin rus, për ta bër analizën e planit të tyre të agresionit ndaj Kosovës dhe braktisi amb.amerikan dhe ata perendimor.
Kështu, mashtruesi, Sllobodan Milloŝeviqi numër 2, Vuqiq, i edukuar në doktrinen e Milloŝeviqit, braktisi tërë spektrin perendimor diplomatik, i cili per dekada tallet me ta, vetëm për parat e perendimit, tashmë ua “la mollat në xhep” duke u hedhur publikisht ne prehërin e Rusisë!
Ky është fatziu i popullit dhe fshatarsisë serbe!
Vuqiq ua hodhi te gjitha te arriturat dhe mashtroi keq popullësinë civile serbe në Kosovë, duke e larguar nga institucionet shteterore, duke mbeshtetur krimin permes kriminelve te tipit Radojqiq, duke financuar, ne laboratoret e droges, ne monedhat elektronike dhe ne strukturat e krimit ne Kosovë, vetem per ta mbajtur te shtypur dhe t’ friksuar qytetarin serb te veriut, permes akteve vandale te djegëjes së automjeteve, rrahjeve e plagosjeve etj. Vetëm per ta destabilizuar rajonin dhe per ta mbajtur pushtetin ne Beograd, permes kartes se nacionalizmit ekstrem fashist, dhe “etheve të Kosoves”.
Këto plane tashme ju dogjēn, VUQIQIT, VULINIT dhe DAQIQIT!
Perendimi, tashme duhet te vepron, goditja E FORTË ne VUQIQIN, e ul Serbinë, aty ku duhet!
Asnjë bisedim nuk ka vlerë me Vuqiqin! Ai duhet hapur të deklarohet per njohjen e Pavarësisë sē Kosovë, ndryshe duhet të izolohet plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare! Dhe, ngadal duhet vepruar e studiuar, hap pas hapi, serioziteti i këtij përhapsi të zjarit në Ballkan dhe Europë, kundër Demokracise dhe Lirisë!
Lista serbe, urgjentisht duhet ç’regjistruar, nga KQZ-ja, dhe te shpallët organizatë terroriste, perderisa mbanë anën e terrorizmit dhe vret zyrtarë të institucioneve të shtetit të Kosovës!
Se, çëndron, prapa këtij sulmi terrorist në Kosovë, shteti serb bashke me kishen ortodokse serbe, u pa nga Vuqiqi i cili shpalli ditë zi në Serbi, per terroristet te cilet me armatime te shumta te renda kryen aktin me te rende te terrorizmit nderkombetar duke tentuar ta destabilizonin rajonin! Nê vend se të niste hetimet kundër kësaj bande. Pokeshtu, kisha ortodokse serbe, (hetimet publike, tregojne), duke qene mbeshtetëse dhe vendstrehim i këtyre armatimeve dhe terroristëve, dhe ne deklarimet e tanishme për shtyp, deklaron se “ky ishte nje konflikt i armatosur”, dhe asnjëher nuk i njoftoi agjincionet shtetërore te sigurisë, paraprakisht per keto aktivitete te ndaluara, duhet të shpallet kisha heretike, nongrata per besimet fetare botërore! Ashtu si ç’veproi kisha e Elbasanit!
Serbet ne Kosove me nje diskurs te rinje politik dhe demokratik duhet te lidhen ngusht me shtetin laik te Kosoves, per shfrytzimin e te drejtave te tyre politike dhe nacionale qe Kushtetuta e Kosoves ua garanton! Ndryshe do të jen humbës të mdhenjë!
Te gjitha pakicat ne Serbi te gezojnë të njejtat të drejta nacionale, sikur serbet e Kosovës.
Shteti i Kosovës, në hetimet e tashme, edhe nga ekspert, të jashtëm, nuk guxon ta largon gishtin nga përgjegjësia e Beogradit për aktin terrorist të permasave ndërkombëtare, duke kërkuar llogaridhëni ndërkombētare! Të paditet Serbia për këtë akt!
Brezi i sigurisë kufitare Kosovë – Serbi, të jet, minimum12 klm, larg vijes kufitare te Kosoves per efektivet serbe dhe teknikën e saj të luftës!
Të gjithe opinionistet, në Kosovë qe janë ne vij te njejt me serbinë ne Tv, tona publike e private, në portalet e faqet ekektronike, të bllokohën dhe të hetohet seriozisht veprimtaria e tyre armiqësore kundër rendit kushtetues të Kosovës!
Të punohet ngusht me diplomacin dhe institucionet shqiptare te Shqipërise, e cila me deklarimin e fundit u rreshtua ne krah te Kosovës!
Tashmë, Serbia, duhet të ulet ne bankën e përgjegjesisë dhe duhet ta ndjen fuqishem lakun ndërkombetar rreth qafës!
Nëse vazhdohet, nga fuqitë vendimarrëse me ledhatimet si këto të deritashmet, Serbi nuk do të ndalet dhe perendimi do te mbetet mbrapa bishtit serb.
KËSHTU RAJONI LEHT MUND TË SHËNDRROHET NË ARENË NDËRKOMBËRARE TË LUFTËS. SHKREPSEN PER NDEZJEN E KESAJ LUFTE E KA SERBIA. ANDAJ DUHET T’I HIQET NGA DORA!
+4
Të gjitha reagimet:

Epir Qeriqi, Naim Ymeri dhe 50 të tjerë

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …