Ali Ahmeti: Detyrimi jonë është avancimi i gruas shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka mbajtur manifestimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair.

 

Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair z. Bekim Neziri, Shkodrane Dardhishta, Sekretare për mundësi të barbarta në degën e BDI-Çair, derisa të pranishëm ishin funksionarë të lartë të BDI-së, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, zëvendës ministri Nazim Bushi, deputetet Arbana Pasholli, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi, etj.

Kryetari Ahmeti u shpreh se organizimi i këtij aktiviteti për të drejtat e grave është një vazhdë e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Përballë sfidave dhe torturave, jemi solidarë dhe luftojmë për të drejtat e të gjithëve, pa dallim gjinor, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

“Të gjithë ju aktiviste te degëve të BDI-së, sekretariati për mundësi të barabarta, do të doja të ju përgëzoj për këtë event të mirëorganizuar. Ky organizim ka të bëjë me një aktivitet që është një vazhdë e aktiviteteve të bashkimit demokratik për integrim që është forumi i grave. Ky forum e kthen kujtesën tek e kaluara ku në të gjitha aktivitetet që nga fillimi i protestave të lëvizjeve studentore, studente kemi qenë bashkë në kërkim të të drejtave tona që na mohoheshin. Përballë torturave kemi qenë të barabartë, ku në mënyrë mizore torturoheshin grtë, studentet, nënat e motrat, ashtu siç torturoheshin, burrat, studentët, vëllezërit pa dallim, por edhe pa dallim përkatësie gjinore të gjithë bashkë merrnim pjesë dhe ndanim përgjegjësi, kjo vazhdoi deri në atin e frontit dfejtpërsdrejti përballë pushtuesit. Gratë dhe vajzat, nënat kanë qenë pjesë e pandarë e luftës si në llogore e pozicione ashtu edhe në ndihmë, me të gjitha mjetet që posedonin në ndihmë të vëllezërve dhe motrave të tyre në front. Prandaj të nderuara nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe ngritje të motrave dhe grave shqiptare. Unë nëse kam pasur ndonjë pakënaqësi dhe revoltë të brendëshme ka qenë ajo pjesë e jetës time në politikën legale.  Kur jam kyç në politikën legale në vitin 2002 nuk kishte as edhe një deputete përfaqësuese të grave shqiptare. Këtu filloi edhe irritim im, ku në shumë projektet si ai i elaboratit rë Çubrelloviçit thoshin të vritet nëna shqiptare, prandaj kjo që unë hasa në vitin 2002 më gërryente shpirtërisht, duke më rikujtuar gjithmon agjendën e apelit të Çubrelloviçit “vrisni atë që është më fajtori i fajtorve. Prandaj detyrimi mbeti tek unë dhe të gjithë bashkëpuntorët e mij se si të arrijmë ta avancojmë gruan shqiptare, sepse në sajë të ngritjes dhe shkollimit të gruas e sheh edhe shkallën e ngritjes së një kombi, sa më e pa shkolluar nëna aq më i pangritur kombi”, tha Ahmeti.

Kryetari i degës së Çairit, Bekim Neziri deklaroi se BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjithë grave, nënave dhe motrave tona.

Sipas tij, kjo është edhe një tregues se ky sekretariat, apo forum mund të jetë edhe akademi politike për partitë politike tjera.

“Ajo që shoh këtu është se forumi i gruas, lirisht mund të konstatoj se është një akademi politike që është shembull për të gjithë se si dinë motrat, nënat dhe grat tona të organizojnë në këtë mënyrë. BDI-ja këto dy dekada ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve, Ali Ahmeti në krye të BDI-së ka bërë që shqiptarët e Shkupit të jenë krenarë dhe zot të vendit të tyre. Andaj, e falënderoj në emër tim dhe të degës së Çairit. BDI-ja në krye me Ahmetin dhe me z. Grubi në  ekzekutiv në këtë mandat hap kapitull të ri që ndryshon jetën ekonomike të shqiptarëve. Z. Grubi me bashkëpunëtorët e tij, vendosin për hisen e shqiptarëve që përmirësojnë jetën e shqiptarëve me korridorin 8 dhe shumë projekte tjera”, u shpreh Neziri.

Ndërkohë që drejtuesja e Sekretariatit për mundësi të barabarta dega Çair, Shkodrane Dardhishta tha se Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Sipas saj, çdo punë e filluar me nijet të pastër i vjen era fitore duke shtuar se përballja me fortunat më e lehtë është dhe do të jetë kur mbahesh për rrënje dhe jo për dege.

“Rrënjët tona mbajnë vetëm një emër, i madhi Ali Ahmeti. Shumë gjëra u thanë dhe do të thuhen. Çairi, ishte dhe do të mbetet bastion i BDI-së. Gratë sonte dëshmuan se Çairi mbetet shtyllë e pamposhtur e BDI-së. Fitoret e njëpasnjëshme mbajnë edhe vulën e grave të Çairit. Kur bashkohemi ne mund të thyejmë edhe barriera. Jemi superfuqi kur jemi bashkë.  Dua të falënderoj të plotfuqishmin, Ali Ahmeti”, tha Dardhishta.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …