leoni

Ahmet Qeriqi

Gjykata Apelit, në Hagë, i hoqi 4 vjet burg, Salih Mustafës, dënimi përfundimtar mbetet 22 vjet

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Gjykata Apelit, në Hagë,  i hoqi 4 vjet burg, Salih Mustafës, dënimi përfundimtar mbetet 22 vjet. Nga Gjykata Speciale, bëhet e ditur se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 22 vjet burg, nga trupi gjykues i Apelit në Gjykatën Speciale, 4 vjet më pak nga …

Më shumë...

Uashingtoni zyrtar pret nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet me Kosovën

Uashingtoni zyrtar  pret nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brajen, për Zërin e Amerikës. Ai …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Në vartësi të Albin Kurtit nuk është vetëm Qeveria por edhe Kuvendi e Presidenca

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është cituar të ketë deklaruar se  Kosova aktualisht po administrohet, ajo nuk po qeveriset. Me këtë Qeveri ka mbyllje dhe mos-transparencë. “Ky vend është nën administrim. Një kabinet qeveritar është në pritje të kryeministrit,  i cili i koordinon punët me ministrat edhe …

Më shumë...

DRITAN GOXHAJ: ISH PRESIDENTI TRUMP, ZPS-JA DHE AMERIKA 

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

Më datë 28 Nëndor të këtij viti, në kohën që andej dhe këndej Drinit shqiptarët po festonin ditën e shpalljes së pamvarësisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtetas amerikan dorëzon në Zyrën e Inspektoriatit të Përgjithëshëm të Departamentit të Drejtësisë në Amerikë një denoncim prej 118 faqesh, në …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Dhtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, O’Brien

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po  pritet të takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Departamentin e Shtetit. Ministri,  Maqedonci është takuar me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien. Në këtë …

Më shumë...

Pas një hetimi preliminar arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje 

Policia e Kosovës, ka arrestuar 18 të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor, “Shënjestra”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, lidhur me informatën e pranuar përmes e-mail adresës [email protected], se i dyshuari Z. G.,  i lindur në vitin 2004, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 13.12.2023 …

Më shumë...

Në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, është dorëzuar një dosje kundër ish prokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Një dosje kundër ish-kryeprokurorit të Gjykatës Specile  kundër UÇK-së, në Hagë, Xhek Smith, është ngritur në Departamentin Amerikan të  Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur  ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, Xhon  Monihan. Sipas dosjes, evidentohet se  Xhek  Smith ka udhëhequr një skemë korruptive lidhur me …

Më shumë...

NOVUM: Romani, “Der Stein des Eides” është një krijim i jashtëzakonshëm, i cili meriton të lexohet dhe shpërfaqet si një perlë në botën letrare

NOVUM: Romani, “Der Stein des Eides” është një krijim i jashtëzakonshëm, i cili meriton të lexohet dhe shpërfaqet si një perlë në botën letrare

Pas botimit  në gjuhën gjermane të romanit historik, “Guri i Betimit” ( Der Stein des Eides) të autorit Ahmet Qeriqi, Shtëpia botuese gjermane NOVUM, me lejen dhe pëlqimin e autorit,  e ka përkthyer dhe e ka bërë gati për botim  edhe në gjuhën angleze: AHMET QERIQI – THE STONE OF …

Më shumë...

ADIL FETAHU: Dr.Ivan Ahell: ÇASJE SISTEMORE PROBLEMIT TË KOSOVËS

Adil Fetahu

Studim serioz për marrëdhëniet Kosovë – Serbi Dr.Ivan Ahell: ÇASJE SISTEMORE PROBLEMIT TË KOSOVËS Çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur me humbjen e luftës dhe Serbia kurrë më nuk do ta ketë Kosovën në përbërjen e saj. Është me rëndësi që politika e deritashme e Serbisë të ndryshojë rrënjësisht …

Më shumë...

Zymer Mehani: VATRA DHE KOMBI KURDOHERË DUAN KËNGË KRENARE

Zymer Mehani: VATRA DHE KOMBI KURDOHERË DUAN KËNGË KRENARE

Populli ynë, gjithmonë përgjatë historisë i ka kujtuar dëshmorët e tij, duke mbajtur gjallë legjendat e tyre, nëpërmjet këngës epike dhe trashëgimisë së heroizmit të tyre nga brezi në brez. Është diçka fisnike dhe krejt njerëzore për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave, si dhe çlirimtarët, por …

Më shumë...

BE-ja është e gatshme t’ ia heqë masat Kosovës, në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese të BE-së

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, duke  përfshirë në këtë mes edhe Republikën e Kosovës. Në konkluzionet e Këshillit, përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më …

Më shumë...

Jeffrey Hovenier: Pozicioni i Amerikës është i qartë, Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës

Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, shprehet  i habitur me komentet dhe kritikat që janë duke u bërë për draft-statutin për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të propozuar prej zyrtarëve të lartë perëndimorë. Mendoj se fokusi duhet të jetë se si mund të ecë Kosova …

Më shumë...

Në samitin e sotëm, mes liderëve të BE-së e të Ballkanit Perëndimor, vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësim

Në samitin e sotëm, që po mbahet  në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësimin. Por në këmbim, priten stimuj të mëdhenj ekonomikë: Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta …

Më shumë...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim shefin e Delegacionit të BE-së, David Geer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, z. David Geer. Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian. Ahmeti njoftoi ambasadorin Geer për pozicionin e palëkundur …

Më shumë...

Daut Haradinaj, ka kundërshtuar ndarjen jo të barabartë të buxhetit nga Qeveria-Kurti për komunat e Kosovës

Daut Haradinaj

Zyrtari  i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar kundër  ndarjes jo të barabartë të buxhetit për komunat e vendit tonë nga Qeveria aktuale. Ai ka pyetur  se a janë taksapaguesit e komunave,  ku nuk qeverisë Vetëvendosja,  të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e …

Më shumë...

Safet Gërxhaliu: Opozita paraqitet e lodhur dhe pa kauzë, duke e lehtësuar kështu rrugën për fitoren e sërishme të Vetëvendosjes

Safet Gërxhaliu

Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu,  është cituar të ketë deklaruar se opozita e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po paraqitet si e lodhur dhe pa kauzë, duke e lehtësuar kështu rrugën për fitoren e  Vetëvendosjes, me mbi 50% mbase edhe në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka …

Më shumë...