leoni

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, është dorëzuar një dosje kundër ish prokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith

Një dosje kundër ish-kryeprokurorit të Gjykatës Specile  kundër UÇK-së, në Hagë, Xhek Smith, është ngritur në Departamentin Amerikan të  Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur  ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, Xhon  Monihan. Sipas dosjes, evidentohet se  Xhek  Smith ka udhëhequr një skemë korruptive lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës. Në tekst është pretenduar se ish-prokurori special për hetimin dhe ndjekjen penale të ish-krerëve të UÇK-së ka kërkuar ryshfet  100 milionë dollarë nga një kryetar shteti,  në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin kryetar shteti dhe cilin rast bëhet fjalë, edhe pse aludimi është fare i qartë. Krejt kjo është vetëm bazuar në dokumente, të cilat ende nuk janë vërtetuar. Edhe Pol Sperri, gazetar dhe analist i tabloidit konservator amerikan,  Nju Jork Post, ka njoftuar se  tashmë në Departamentin e Drejtësisë  është dorëzuar një dosje kundër Xhek  Smithit, në të cilën pretendohet se ai është përfshirë në një skemë të zhvatjes së miliona dollarëve nga individë të pasur,  për t’i liruar nga akuzat për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku

Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …