Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

DRITAN GOXHAJ: ISH PRESIDENTI TRUMP, ZPS-JA DHE AMERIKA 

Më datë 28 Nëndor të këtij viti, në kohën që andej dhe këndej Drinit shqiptarët po festonin ditën e shpalljes së pamvarësisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një shtetas amerikan dorëzon në Zyrën e Inspektoriatit të Përgjithëshëm të Departamentit të Drejtësisë në Amerikë një denoncim prej 118 faqesh, në të cilin akuzon Prokurorin Special në çështjet kundër ish presidentit Trump, si të përfshirë në skema zhvatjeje/gjobëvënie me anë të mashtrimit.

Por, do thoni ju se, për çfarë na intereson neve kjo punë, dhe ç’lidhje ka kjo gjë me ne?!

Që të jemi më të qartë për të gjithë le t’i shohim me radhë personazhet kryesore të këtij denoncimi.

I denoncuari është Prokurori Special në Amerikë, Jack Smith (Xhek Smith).

A ju kujtohet se kush është ky personazh? 

Për ata që nuk e dine, ky zotëria ka qënë Krye Prokuror në Zyrat e Prokurorit të Specializuar të Kosovës i emëruar në atë detyrë në 7 Maj 2018. Detyrë që e mbajti për 4 vjet, deri në muajin Maj të 2022, kur u riemërua sërish në këtë detyrë, por që më pas dha dorëheqjen pasi u emërua për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumentave të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago, nga ana e ish-presidentit Donald Trump, mbi rolin e tij në trazirat e 6 Janarit 2021 në Kongresin Amerikan.

Personazhi i dytë është denoncuesi. Ai qyhet John Moynihan.

John Francis Moyhinan është një ish punonjës i Agjencisë së Luftës Kundër Drogës, që ne shqiptarët e njohim si DEA. Në denoncimin e tij, ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Aktualisht jamë kunsulent i DEA dhe agjensive të tjera ligjzbatuese në SHBA, me 35 vjet përvojë në hetimin e rasteve vendore dhe ndërkombëtare të pastrimit të parave dhe çështjeve civile”.

Denoncimi i tij përmban edhe 4 deklarata nga 4 persona të përfshirë me Kosovën. Këto 4 deklarata i përkasin Halit Sahitaj, Darko Peroviç dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Por ajo çka na intereson neve është specifikisht dëshmia ose deklarata e Halit Sahitajt, e bërë nën betim, e cila jo vetëm demaskon seriozitetin e ZPS-së në Kosovë, por demaskon edhe gjyqet e montuara të Dhomave të Specializuara, duke vënë kështu në dukje mungesën e integritetit të kësaj Gjykate dhe Prokurorie Speciale.

Halit Sahitaj jeton në Spanjë, por është shqiptar i Kosovës dhe, në deklaratën e tij ai thotë se është biznesmen me lidhje të shumta në Ballkan dhe në Rusi. 

Në atë deklaratë ai thotë se mësoi për skemën e gjobvënies/ zhvatjes nga një person me emrin Florian, i cili hiqej si punonjës i CIA-s, por që në të vërtetë ai është shtetasi Faik Imeri, me shtetësi Belge dhe jo amerikane. 

Gjithnji sipas këtij denoncimi, Faik Imeri, i cili maskohej si agjent i CIA-s, kishte në fakt lidhje direkte me Kryeprokurorin Jack Smith. Në këtë deklaratë Sahitaj tregon se si nga muaji qershor i viti 2020 deri në muajin prill të vitit 2022 ka pasur, nëpërmjer Faik Imerit, 6 ndërmarrëdhënie me Kryeprokurorin Jack Smith gjatë të cilave këta të dy e kanë shtyrë Halit Sahitajn që të bëjë ndërmjetësin e prokurorit duke u bërë oferta Hashim Thaçit dhe miqve të tij të UÇK-së, që në këmbim të pagesave, prokurori Jack Smith të lehtësonte akuzat ndaj tyre.

Në korrik të 2020 Faik Imeri i thotë Halit Sahitajt se, Prokurori Jack Smith kërkon ndihmën e tij për të mbledhur prova për t’i përdorur kundër drejtuesve dhe zyrtarëve shqiptarë të qeverisë në Kosovë. 

Në gusht të viti 2020 Faik Imeri e njofton Halit Sahitajn se, ky i fundit, do të duhej të kontaktonte tre persona në Kosovë dhe të mundohej t’ju merrte atyre para (financa), pasi zyra e Jack Smith do të nxirrte dosje të tyre në public, por pa u marrë vesh që ato kanë dalë nga kjo zyrë.

Dhe, nëse u kujtohet kur një sërë dokumentesh sekrete rrodhën nga hiçi dhe u gjendën në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së?

Por kjo nuk mbaron me kaq.

Pak më vonë, Halit Sahitajt ju kërkua që ky të jepte dëshmi të rreme para kësaj Prokurorie në Hagë kundër Hashim Thaçit.

Dhe Sahitaj deklaron se e dha këtë dëshmi nën instruksionet e vetë Jack Smith; madje, ai thotë se dëshmia e tij u muar nga David Harbach, një nga bashkpunëtorët e Jack Smith në ZPS. Dhe Sahitaj thotë: “E pyeta Davidin se ku është prokurori Jack Smith? Ai m’u përgjigj: Për momentin Jack Smith nuk është këtu, por unë jam informuar nga Jack-u se ju do vinit për të dhënë dëshminë”.

Më 11 shkurt 2021, në hotelin Park Hayatt në Zyrih të Zvicrës, Faik Imeri së bashku me një prokuror nga ZPS i kërkojnë Komandantit të Policisë së Malit të Zi Zoran, Lazoviçit, që ai, së bashku me Gjukanoviçin, të pranonin të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit. 

Por Kryepolici malazes nuk pranon, duke thënë se nuk di asgjë rreth Hashim Thaçit.

Por, me kalimin e kohës, Halit Sahitaj e kuptoi që ishte përdorur nga Jack Smith dhe Faik Imeri për të vënë gjoba dhe për të zhvatur jo vetëm njerëz në Kosovë, por edhe disa oligarkë në Rusi. 

Dhe për këtë vendos që të kontaktoi Dhomat e Specializuara, duke u treguar se ka dhënë dëshmi të rreme i shtyrë nga Jack Smith dhe Faik Imeri. Dhe në prill të vitit 2022 Halit Sahitaj është marrë në pyetje nëpërmjet telefonit nga hetuesi Alan Teiger i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që në realitet nuk ka asnjë lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pra, Kryeprokurori Smith, i cili ngriti edhe akuzat ndaj Sali Mustafës, edhe aty duke përdorur dëshmitarë të rremë, ka ngritur akuza ndaj Thaçit e të tjerëve, edhe në këtë rast duke përdorur dëshmitarë të rremë. 

Pamvarësisht kësaj, ZPS vazhdon ta ketë Halit Sahitajn në listat e dëshmitarëve të saj të fshehtë, edhe pse ai tashmë ka deklaruar se dëshmia e tij ka qënë e rreme. 

Por kjo nuk do e pengojë këtë Prokurori që dëshminë e tij t’ia japin dikujt tjetër ta lexojë.

Gjithashtu, i përfshirë në gjithë këtë skemë gjobëvënie dhe akuzash të rreme është edhe miku i Kryeministrit tonë ED(vin) Rama, McConigal, i cili ka udhëtuar disa herë drejt Kosovës duke takuar persona të ndryshëm dhe duke bashkëpunuar me prokurorë të ZPS-së. Të dijë gjë vallë Rama që ky miku amerikan është marrë me këtë skemë mashtirimi me akuza të rreme për “vëllain” e tij, Thaçin?!

Kjo ankesë/denoncim i bërë nga Moyhinan është një bombë, e cila ofron prova rrethanore për të mbështetur akuzat dhe dyshimet që kemi ngritur deri më sot mbi montimin e akuzave ndaj luftëtarëve të UÇK-së nëpëmjet dëshmive dhe dëshmitarëve të rremë të prodhuar nga ZPS-ja.

Pretendimet e tyre, si Halit Sahitaj edhe të tre të tjerët mbështeten nga prova të rëndësishme dokumentare dhe elektronike. 

Në rast se Zyra e Inspektoriatit të Përgjithëshëm të Departamentit të Drejtësisë në Amerikë do të ketë vullnetin që të hapi një hetim serioz mbi këtë denoncim, shumë shpejt kjo do t’i sjelli fundin e turpshëm Dhomave të Specializuara dhe ZSP-së të Kosovës, të cilat tashmë po merren vetëm duke arrestuar për agjitacion e propagandë.

13 Dhjetor 2023

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …