Sot në vendin tonë vjen për vizitë kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë vizitës dy ditore, ai do të pritet në takim nga autoritetet më të larta të vendit tonë. Fillimisht, kryetari Bajram Begaj do të pritet nga kryetarja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur
Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Duke folur për këtë tragjedi, ministri i Shëndetësisë së Egjiptit ka deklaruar se 41 persona kanë humbur jetën dhe 55 tjerë janë lënduar nga zjarri brenda kishës, në kohën kur …
Më shumë...Burri i ministres, Albulena Haxhiu, është punësuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte thënë se miqtë e farefisi janë për dasma e ahengje por jo për tu punësuar nëpër institucione e ministri, pas marrjes së pushtetit, në Qeverinë e drejtuar prej tij, po zbatohet ajo dukuri për të cilën i kishte kritikuar ashpër …
Më shumë...BE-ja ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi
Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. “Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të …
Më shumë...Bizneset kanë paralajmëruar se do të ketë ngritje të çmimit të prodhimeve tjera nëse do të ngritët çmimi i energjisë
Pas paralajmërimeve për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, bizneset kanë tërhequr vërejtjen se kjo do të pasohet me ngritjen e çmimit të produkteve tjera për prodhimin e të cilave duhet energji elektrike. Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka sqaruar se kjo mund të ndodhë nëse në …
Më shumë...Haradinaj: Mashtruesi po do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marrëdhënieve të mira
Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Duek folur për takimin e ardhshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe arritjes së ndonjë marrëveshje, lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se marrëveshja që …
Më shumë...Filipoviq: Rusia nëpërmjet Serbisë po e përdor Kishën Ortodokse për të thelluar tensionet në Mal të Zi
Gjatë një interviste për “The Geopost”, analisti politik malazez Ljubomir Filipoviq ka tërhequr vërejtjen se Rusia nëpërmjet Serbisë po e përdor Kishën Ortodokse për të thelluar tensionet në Mal të Zi. Pyetjes se si e komenton marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe?, ai …
Më shumë...Ish kryeministri, Avdullah Hoti mendon se situata depresive dhe e pasigurisë është rezultat i Qeverisë Kurti
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se situata depresive dhe e pasigurisë është rezultat i Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar më tutje se një qeveri e mbarë do të kishte evituar problemet, apo do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët. “Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat …
Më shumë...Çitaku: Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik. Ajo ka theksuar më tutje se Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”. “Kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm, ne …
Më shumë...MPB njofton se ka blerë pajisje për policinë në verë prej 1 milion e 300 mijë euro
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka blerë pajisje për policinë në verë prej 1 milion e 300 mijë euro. Nga kjo shumë, 350 mijë euro janë shpenzuar për blerjen e armëve të gjata për policinë kufitare, ndërsa rreth 700 mijë euro për autoblinda, topa uji dhe limuzina …
Më shumë...Në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Nesër në Prishtinë fillon edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në këtë seminar priten të marrin pjesë rreth 150 studiues nga shtete të ndryshme anekënd botës. Ky seminar ka për qëllim afirmimin e gjuhës, kulturës, historisë dhe traditave shqiptare dhe t’i bëjë të njohura …
Më shumë...Haziri: Kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit dhe të guximit politik për t’i zgjidhur problemet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar se kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Ndërsa duke komentuar paralajmërimet e kryeministrit, Albin Kurti mbi mundësinë e sulmit të armatosur nga Serbia, nënkryetari …
Më shumë...Bugajski: Kosova e Serbia në vijën e parë të frontit të imperializmit rus
Duke komentuar ndalimin e spiunes ruse Daria Aslamova dhe mandej shpalljen e sa person të padëshirueshëm në Kosovës, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka shkruar se Kosova dhe Serbia janë në vijën e parë të frontit të imperializmit rus. Analisti amerikan, Janus Bugajski ka nënvizuar më tutje …
Më shumë...Gërxhaliu: Qeveria e Kosovës duhet të dëshmojë partneritet të mirëfilltë publiko-privat
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të dëshmojë partneritet të mirëfilltë publiko-privat dhe ka theksuar se viti 2022, përveç që konsiderohet i brishtë për ekonominë kosovare, shqetësuese për ekonomistët është edhe ulja e investimeve kapitale. Ai ka thënë se në këtë periudhë shtatë mujore …
Më shumë...Serbia ka lobuar në rreth 30 shtete për t’i bindur ato që të marrin vendim për çnjohjen e Kosovës
Serbia është duke lobuar në rreth 30 shtete për t’i bindur ato që të marrin vendim për çnjohjen e Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka deklaruar se ndonëse ka angazhim të madh të Beogradit zyrtar në këtë drejtim, ai nuk po ka sukses. “Kemi identifikuar afër 30 …
Më shumë...Dinosha: Kosova duhet të koordinojë të gjitha veprimet e saj me aleatët perëndimorë me SHBA-të
Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka deklaruar se Kosova duhet të koordinojë të gjitha veprimet e saj me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të pamundësonte që forcat serbo-ruse të krijojnë trazira në veri të vendit. “Unë natyrisht nuk i …
Më shumë...