Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku është diskutuar për të gjitha çështjet e drejtorive, projektet, planifikimet dhe çështje tjera. Në këtë mbledhje, bazuar në deklarimet e drejtorëve të drejtorive komunale, u tha se “po …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Kryetari Selmanaj Takoi kryeministrin Mustafa
Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, takoi në Prishtinë,kryeministrin z.Isa Mustafa dhe ministrin e financave z.Avdullah Hoti, me ç’rast u diskutua për disa projekte të komunës së Deçanit! Në këtë takim kryetari Selmanaj mori mbështetje për projektin e rrugës Deçan- Plavë, zgjerimin e rrugës së qytetit prej Urës së …
Më shumë...Në Junik funksionalizohet ndriçimi publik me poqa efiçient
Në komunën e Junikut në kuadër të rregullimit të infrastrukturës, po vazhdon funksionalizimi i ndriçimit publik me poqa efiçient, e cila do të ju mundëson qytetarëve që të lëvizin më lirshëm edhe gjatë mbrëmjeve dhe njëherit kursimin e shpenzimeve të energjisë elektrike.
Më shumë...Filloi vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore
Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve, në kuadër të masave parandaluese, kundër sëmundjes gungore të gjedheve. Procesi i vaksinimit të të gjitha gjedhëve në territorin e Malishevës, pritet të kryhet për më pak se dy javë, pasi janë angazhuar katër grupe për vaksinimin e gjedheve. …
Më shumë...Debat për buxhetin e vitit 2017 të komunës së Shtimes me OJQ-të lokale
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fatmire Ferati, ka mbajtur edhe një debat publik me OJQ-të lokale ku është debatuar, sipas vendimit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, lidhur me Propozimbuxhetin për vitin 2017. Ftesës publike, për këtë …
Më shumë...Komuna e Mitrovicës dhe “Save the Children” nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi
Është nënshkruar në ambientet e ndërtesës së administratës komunale në Mitrovicë, Memorandumi i Mirëkuptimit midis komunës së Mitrovicës dhe Organizatës ndërkombëtare “Save the Children”. Memorandumi i nënshkruar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi dhe Ahmet Kryeziu, drejtor për Kosovën i “Save the Children”, ka për qëllim realizimin e …
Më shumë...Një delegacion nga Suedia, qëndroi në Malishevë
Një delegacion nga tri komuna të Suedisë ka qëndruar të premten në Malishevë, ku kanë vizituar komunën, qendrën e rehabilitimit “Handikos” në Malishevë dhe çerdhen publike për fëmijë. Delegacionin nga Suedia e ka pritur edhe i pari i Malishevë, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar për vizitën dhe për …
Më shumë...KKSB në Malishevë mbështet organet e rendit në ndriçimin e rasteve kriminale
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj, ku është shqyrtuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës. KKSB, iu dha mbështetje të plotë organeve të rendit për ndriçimin e rasteve kriminale apo dukurive negative. Përndryshe, KKSB e …
Më shumë...U dhanë edhe 7 parcela për shfrytëzim në Agrozonë dhe në Zonën Industriale në komunën e Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj dhe 7 ( shtatë ) afaristë kanë nënshkruar kontratat për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës. Nga gjithsejtë shtatë hapësira që u dhanë, 5 janë në Agrozonën Industriale në Samadraxhë dhe 2 tjera në Zonën Industriale në Shirokë. Në …
Më shumë...Në Poterq të Epërm të Klinës nisën punimet në kanalizimin e ujërave të zeza
Në vazhdën e projekteve të shumta që janë duke u realizuar në Komunën e Klinës, zyrtarisht kanë nisur punimet në rregullimin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Poterq të Epërm. Projekti financohet nga Komuna e Klinës dhe ka kushtuar rreth 33 mijë euro. Punimet janë duke shkuar sipas …
Më shumë...Po vazhdojnë punimet në fshatin Nishorë të Suharekës
Në fshatin Nishorë të komunës së Suharekës, janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e shkollës “Bajram Curri” si dhe në rregullimin e rrugës “Jemin Sinani”. Këto janë vetëm disa nga projektet që janë duke u zhvilluar e që si synim kanë përmirësimin e rrjetit shkollor dhe rrugorë në të gjitha …
Më shumë...Banorët e Dragobilit dhe Burimit, kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës për asgjësimin mbeturinave, barnave dhe mbetjeve spitalore
Të enjten në Malishevë, është organizuar një debat publik, lidhur me raportin e vlerësimit për ndikimin në mjedis, për fabrikën për asgjësimin dhe riciklimin e mbeturinave, në Dragobil, Komuna e Malishevës. Ky debat ishte organizuar nga “Princi Company” si investitor dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Në këtë debat, …
Më shumë...U.D Ministër Ferat Shala vizitoi Komunën e Klinës
Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, z. Enver Berisha dhe Drejtori për Urbanizëm, z. Baki Gashi, e kanë pritur për një vizitë Ushtruesin e Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, të shoqëruar nga këshilltari i tij Ismet …
Më shumë...Fshati Voksh më rrugë të reja dhe teren sportiv të rregulluara
Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj më bashkëpunëtorë si dhe banorët e fshatit Voksh të komunë së Deçanit, fshat ky në zonën më të thellë të kësaj komune, kanë bërë përurimin e disa rrugëve konkretisht në lagjet Nitaj, Haderxhonaj, Panxhaj dhe Mazrekaj si dhe terrenet sportive në shkollën e …
Më shumë...Në 18 shkolla të Suharekës mbahen ligjërata për sigurinë në trafik
Në takimin e rregullt javor të koordinimit lokal për siguri të cilin e kryesoi Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës së Suharekës, u fol për aktivitetet dhe angazhimet që janë zhvilluar në Komunë, si: përurimi i objektit të ri shkollor në fshatin Popolan e cila u ndërtua me buxhet të komunës …
Më shumë...Në Mitrovicë nën mbështetjen e OSBE-së u mbajt diskutimi për Draft-buxhetin e vitit 2017-2019
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë shqyrtuar në një takim, të mbështetur nga OSBE-ja, Draft-buxhetin e vitit 2017 dhe parashikimet për vitet 2018 dhe 2019 duke u bazuar në limitet e përcaktuara buxhetore sipas Qarkores Buxhetore 2017/02 për Komunat. Në këtë takim kane …
Më shumë...