Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka pritur të mërkurën në një takim disa përfaqësues të fshatit Shalë të Bajgores ku me iniciativën e kryetarit te këshillit të fshatit Adnan Ferati, së bashku me përfaqësues të tjerë kanë biseduar më gjerësisht për gjendjen faktike të energjisë elektrike në rajonin …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Bahtiri, ka pritur në një takim Zëvendësin e Përfaqësuesit Special të OKB-së në Kosovë
Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, ka pritur në një takim Zëvendësin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Christopher Coleman së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të zyrës së UNMIK-ut, më të cilët ka biseduar për zhvillimet më të reja në komunë si dhe për mundësitë …
Më shumë...Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, dhanë shfaqje kulturore dhe artistike në Malishevë
Nxënësit e medresesë “Alauddin” në Prizren, të enjten kanë dhënë një shfaqje kulturore dhe artistike në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Para fillimit të shfaqjes, u mbajtën edhe fjalime, ndërsa në këtë shfaqje, ishin të pranishëm edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver …
Më shumë...Homazhe për dëshmoret në Deçan
Nesër me 13 MAJ 2016 në ora 11:00 në Pobergjë të komunës së Deçanit me homazhe nderohet dëshmori Mentor Tolaj, dhe po ashtu në qendër të Deçanit në ora 11:30! Në ora 13:00 në sallën e asamblesë komunale mbahet Akademi Përkujtimore!
Më shumë...Kryetari Asllanaj, ka vizituar Kryqin e Kuq në Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, sot e ka vizituar Keyqin e kuq në Suharekë, për tu njohur për së afërmi me kushtet e punës të këtij Institucioni. Kryetari Asllanaj ka shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar Kryqin e kuq, ndërsa Mehmet Elshani e ka falënderuar kryetarin Asllanaj për sigurimin …
Më shumë...U mbajt takimi i rregullt javor i koordinimit lokal të sigurisë në Suhareke
Në takimin e rregullt javor të sigurisë në komunën e Suharekës u fol për aktivitetet e komunës dhe u diskutua për gjendjen e sigurisë në komunë, zv.komandanti i stacionit policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, ka bërë të ditur se këtë muaj ka rënje të aksidenteve në trafik, 30% më …
Më shumë...Sporti, një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë lansimin e Kornizës Strategjike të Sportit 2017-2021 gjatë një konference ku të pranishëm ishin përfaqësues institucional të sportit nga Republika e Sllovenisë, përfaqësues të Federatave të Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësues të Departamenteve të Sportit nga komunat e Kosovës. Zëvendësministri i …
Më shumë...Ministri Zharku, priti në takim kryetarin e Artanës
Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vend, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti sot kryetarin e Komunës së Artanës, Svetisllav Ivanoviq, me të cilin bisedoi për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë, ku njëkohësisht u përcaktuan edhe obligimet e Ministrisë dhe …
Më shumë...Të fuqizohet roli i gruas në Institucione
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, Sala Berisha dhe deputete te tjera kishin një takim me Grupin e grave asambleiste të Mitrovicës. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe gratë ansambleiste të komunës së Skenderajt. Kryesuesja e Grupit të grave asambleiste të …
Më shumë...Nis festivali tradicional i folklorit “ Anadrinia Jehon 2016”
Në fshatin Dejn të Rahovecit, ka nisur festivali tradicional treditor folklorik, edicioni i 15-të me radhë, i cili mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi, dhe ku marrin pjesë ansamblet folklorike nga e gjithë treva shqiptare. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, …
Më shumë...Stavileci: TIK-u, sektori me potencialin më të madh zhvillimor
Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike është njëri ndër sektorët me potencialin më të madh për zhvillimin ekonomik. Kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci gjatë vizitës që ka zhvilluar në Kompaninë e avancuar të teknologjisë informative ,,Gjirafa” në Prishtinë. Me këtë rast, Stavileci tha se …
Më shumë...Shala: Kosova i është mirënjohëse emigracionit shqiptar
Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me deputeten shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, me të cilën ka biseduar për çështje që lidhen me emigracionin shqiptar në këtë vend, me organizmin e tyre politik …
Më shumë...Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë. Marrëveshja është nënshkruar në Zagreb ndërmjet ministri Kujtim Shala dhe atij të Kroacisë, Zlatko Hasanbegović. Ministri Shala dhe ai kroat Hasanbegović biseduan për një varg çështjesh të interesit …
Më shumë...U mbajt takimi i radhës lidhur me transportin ilegal të udhëtarëve
Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me policinë e Kosovës si dhe inspektoriatet komunale, është duke vazhduar aksionin për largimin e kombibusëve dhe veturave, të cilat po vazhdojnë të operojnë ilegalisht në relacionet ndërurbane. Përkitazi me këtë problem, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi tha se Ministria e Infrastrukturës, është duke punuar …
Më shumë...Ministri Zharku takohet me komandantin e KFOR-it
Komandanti KFOR-it, Gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, priti në takim Ministrin kosovar të Infrastrukturës, z. Lufti Zharku, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it. Gjatë takimit, gjenerali Miglietta dhe ministri Zharku ndanë vlerësimet e tyre përkatëse për situatën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës në Kosovë. Ata nxorën në pah rëndësinë …
Më shumë...U shënua 70 vjetori i themelimi të Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë
Për nder të ditës së Gjimnazit “Frang Bardhi, komuna e Mitrovicës ka organizuar një manifestim ku të pranishëm në këtë eveniment ishin, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemail Minxhozi, si dhe përfaqësues të tjerë institucionale duke …
Më shumë...