Nis festivali tradicional i folklorit “ Anadrinia Jehon 2016”

Në fshatin Dejn të Rahovecit, ka nisur festivali tradicional treditor folklorik, edicioni i 15-të me radhë, i cili mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi, dhe ku marrin pjesë ansamblet folklorike nga e gjithë treva shqiptare.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica, në fjalën e tij të mbajtur me rastin e nisjes së festivalit potencoi se festivali ” Anadrinia Jehon 2016″, tash e 15 vite ruan traditën e trashëgimisë së muzikës folklorike e mbarë trojeve shqiptare, lashtësia e cila vazhdohet të pasqyrohet ende. Përmes kësaj trashëgimie pasqyrohet, jeta, puna dhe begatia kulturore dhe etnografike e një populli.

Vajdin Berisha, kryetar i degës së OVL në Rahovec, në fjalën e tij fillimisht  përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, dhe vazhdoj tutje duke thotë se ky festival madhështor mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, dhe nuk është e rastësishme që përshëndetjet fillova nga familjarët e dëshmorëve, sepse ata janë më meritorët për iniciativën e mbajtjes të këtij festivali madhështor, i cili do të mbijetoj edhe shumë vite e dekada.

Kryetari Idriz Vehapi, i cili edhe e shpalli të hapur festivalin folklorit “Anadrinia Jehon 2016” edicioni i 15-të,  në fjalën e tij tha se jam i nderuar që gjendem në mesin tuaj për të hapur një ngjarje kaq të rëndësishme,  ngjarje me të cilën tashmë identifikohet komuna e Rahovecit, festivali “Anadrinia Jehon 2016”. Ky festival tashmë i përmbush 15 vjet jetë, i cili na sjell një trashëgimi të lashtë të kombit shqiptar, gjithë ato të bëmat, doket, zakonet dhe traditën kulturore përmes folklorit burimor dhe autokton dhe na sjell frymën e të parëve tanë. Përmes festivalit, i cili mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, ne i kujtojmë edhe dëshmorët të cilit kanë rënë për liri, dhe përkujtimet janë traditë e jona.

Festivalin e kanë hapur SH.KA. ” Anadrinia ” nga Dejni nikoqir dhe SH.K.A. ” Rahoveci”, ndërkaq natën e parë në konkurrencën garuese janë paraqitur me programet e tyre SH.K.A. ” Shqiponja ” nga Saraji i Shkupit, SH.K.A. ” Ardhmëria ” nga Gjakova dhe SH.K.A. ” Isa Boletini ” nga Rogova e Hasit.

Të gjitha paraqitje i vlerëson juria në përbërje : Dilaver Kryeziu koreograf, Sami Piraj kompozitor, dhe Zymer Neziri folklorist.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit

Me rastin e 3 Majiit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye …