Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka propozuar si ambasadore të Republikës së Shqipërisë në OKB, Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Kjo kandidaturë tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku do t’i nënshtrohet seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Besiana Kadare u lirua disa …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Shfaqen persona me uniforma ushtarake serbe në veri
Marrëveshjet e arritura në Bruksel për shpërbërjen e strukturave paramilitare në veri, duket se nuk kanë dhënë kurrfarë efekti në terren. Persona që bartin uniforma zyrtare të shtetit serb vërehen gjithandej veriut. Kjo dëshmohet edhe nga një fotografi që po qarkullon gjithandej rrjeteve sociale. Në këtë fotografi të bërë tash …
Më shumë...Thellohet bashkëpunimi minerar në mes Kosovës dhe Shqipërisë
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelliu, me të cilin ka diskutuar për thelluar bashkëpunimin në fushën minerare në mes dy vendeve. Me këtë rast, zëvendësministrja Gashi e ka informuar homologun e saj për të arriturat, respektivisht …
Më shumë...Kryetari Selmanaj, ka pritur në takim Zyrtar të MPB-së
Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, shefi i personelit z.Ismet Kukleci dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim përfaqësuesit e Sekretariatit për Siguri në Kosovë z.Bekim Podrimçaku Drejtor i Departamentit dhe analist për siguri, z.Kujtim Bytyqi zyrtar i lartë dhe z.Bledar Abazin nga MPB. Qëllimi …
Më shumë...Memoriali kushtuar “Eksodit 89” inaugurohet më 15 prill
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur Enver Bytyqin, përfaqësuesi i kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe përfaqësuesit e OJQ “Eksodi 99”, me në krye Ali Topallin, kryetar, me të cilët ka biseduar për organizimin e aktiviteteve për shënimin e 17 vjetorit të përndjekjes masovike të shqiptarëve nga …
Më shumë...Brenda 30 ditësh funksionalizohen E- Kioskat në Mitrovicë
Komuna e Mitrovicës nënshkroi kontratë me kompaninë “PBC“ SHPK, nga Prishtina, për furnizim dhe montim të E-Kioskave për shërbim me dokumente të gjendjes civile. Kjo kompani ka treguar se është lider për prodhimin e zgjidhjeve teknologjike, për implementimin e projektit E-Kioska. Implementimi i kontratës pritet të bëhet brenda 30 ditësh …
Më shumë...Kosova ka 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore në vendet e ish-Jugosllavisë
Mbi 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës vlerësohet se ndodhen në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Një dokument i publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, bën të ditur se vetëm në Serbi gjenden 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, 35 sosh në Mal të Zi, 15 në Bosnjë, në Maqedoni, …
Më shumë...Komuna e Prishtinës nesër teston sistemin e alarmimit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër nga ora 12:00 do të bëj testimin e sistemit të alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondash. Për këtë arsye, komuna ka njoftuar qytetarët edhe përmes mesazheve telefonike, në mënyrë që ata të mos shqetësohen gjatë kohës së testimit.
Më shumë...Gjuriq: Vuçiqi do të vizitojë Kosovën të dielën
Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se të dielën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Kosovën. Gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës, ai ka thënë se Vuçiq do të qëndrojë në disa nga vendbanimet serbe. Sipas agjendës zyrtare, …
Më shumë...Thaçi e quan ‘hap historik’ hyrjen në fuqi të MSA-së
Kryetari i ardhshëm i vendit, Hashim Thaçi ka uruar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, duke vlerësuar se kjo shënon hapin e parë drejt anëtarësimit të vendit në familjen evropiane. “Sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke shënuar …
Më shumë...Mogherini dhe Hahn vlerësojnë hyrjen në fuqi të MSA-së për Kosovën
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, sipas komunikatës zyrtare të Komisionit Evropian, kanë vlerësuar lart hyrjën në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit që hap një fazë të re në marrëdhënies mes BE-së dhe Kosovës. “Kjo marrëveshje hap një fazë të re në marrëdhëniet …
Më shumë...Ministri i jashtëm rus kërkon themelimin e Zajednicës
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen me sukses në të gjitha fushat. Kështu u tha në takimin e mbajtur në Moskë midis ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq. Shefi i diplomacisë serbe ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar Rusinë për …
Më shumë...Veseli do të ketë kundër-kandidat në zgjedhjet e PDK-së
Përveç Kadri Veselit, në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë edhe Sylejman Kerolli nga Skenderaj. Duke konfirmuar vendimin për të qenë kundër-kandidat në zgjedhjet e brendshme të partisë më të madhe në vend, Kerolli ka bërë me dije se me 7 maj kur mbahet konventa …
Më shumë...Vetëvendosje i ‘uron’ 1 Prillin Mustafës dhe Thaçit
Aktivistë të Vetëvendosjes, sot në mënyrë simbolike kanë vendosur një pankartë të gjatë, përmes të cilës i kanë uruar kryeministrit, Isa Mustafa dhe ish-zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, 1 Prillin që njihet si Dita e Gënjeshtrave. Në këtë pankartë janë shtypur të gjitha premtimet e Mustafës dhe Thaçit, që sipas Vetëvendosjes, nuk …
Më shumë...Ekstremistët serbë në veri kremtojnë lirimin e kriminelit, Vosjllav Sheshel
Lirimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Vojsllav Sheshel, është kremtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Banditë e çetnikë të të gjitha ngjyrave, bashkë me simpatizantë të Partisë Radikale, janë parë në rrugët e Zveçanit dhe veriut të Mitrovicës, duke iu gëzuar vendimit të Tribunalit të Hagës. Në këtë …
Më shumë...Kryeministri serb: Krenar që i mbrojtja dinjitetin Sheshelit
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, menjëherë pas vendimit skandaloz të Tribunalit të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat për krime lufte të Vojsllav Sheshelit, i ka dalë në mbrojtje ish-shefit të tij gjatë kohës sa ishte pjesë e Partisë Radikale. Siç përcjellin mediet, Vuçiq është shprehur se është krenar që …
Më shumë...