Brenda 30 ditësh funksionalizohen E- Kioskat në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës  nënshkroi kontratë me kompaninë “PBC“ SHPK, nga Prishtina, për furnizim dhe montim të E-Kioskave për shërbim me dokumente të gjendjes civile. Kjo kompani ka treguar se është lider për prodhimin e zgjidhjeve teknologjike, për implementimin e projektit E-Kioska.

Implementimi i kontratës pritet të bëhet brenda 30 ditësh nga dita e nënshkrimit të kontratës. Pas përmbushjes së obligimit nga kompania përfituese, qytetarët e Mitrovicës do të kenë mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve digjitale 24 (njëzet e katër) orë në ditë dhe gjatë shtatë ditëve të  javës.

Qytetarët e Mitrovicës, përveç certifikatave të gjendjes civile do të kenë edhe mundësinë e parashtrimit të kërkesave dhe ankesave për drejtoritë  e ndryshme dhe nxjerrjen e gjendjes së tatimit në pronë, si shërbim që implementohet për herë të  parë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri tha se ky është një investim shumë i rëndësishëm i komunës, që shkon drejtpërdrejtë në dobi të qytetarëve.

“Qytetarët e Komunës së Mitrovicës nuk do të presin më  në radhë për t’u shërbyer me  dokumentacionin e theksuar më sipër e as nuk do të jenë nën presionin e kohës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu pret në takim bibliotekistin Avni Sadiku

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim bibliotekistin Avni Sadiku …