Radio Kosova e Lire

Begaj: Vizita në Gjermani, e frytshme

Në mbledhjen e rregullt të qeverisë komunale, të mbajtur sot, kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, vizitën e javës së kaluar në Gjermani, përkatësisht në qytetet Soest dhe Sundern, e ka cilësuar të suksesshme dhe e ka vlerësuar lart pritjen e udhëheqjes së këtyre qyteteve, si dhe të mërgimtarëve …

Më shumë...

Në Ferizaj mbillen 300 lule për fillimin e pranverës

Komuna e Ferizajt e shënoi sot fillimin e stinës së pranverës duke mbjellë 300 lule vjollce në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj. Kryetari, nënkryetari dhe zyrtarë të lartë të ekzekutivit komunal, mbollën nga një lule, në shenjë porosie për një mjedis më të bukur e më të pastër. Kreu i …

Më shumë...

Qeveria do t’i shfrytëzojë paratë e Fondit të Privatizimit

Një pjesë e parave të mbledhura në Fondin e Privatizimit mund të investohen në blerjen e letrave me vlerë. Kjo bëhet e mundur pasi që Qeveria është në proces e sipër të ndryshimit të Ligjit të Agjencisë së Privatizimit, që nënkupton se paratë e privatizimit do të hyjnë në buxhetin …

Më shumë...

Vihet gur-themeli i Spitalit Pediatrik

Kryetarja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot vunë gur-themelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kryetarja Jahjaga, me këtë rast, tha se ky spital do t’u garantojë fëmijëve një të ardhme të shëndoshë. Ajo …

Më shumë...

Komisioneri Avramopolous do të vizitojë Kosovën

Avramopolous

Komisioneri i BE-së, Dimitris Avramopolous gjatë muajit prill pritet të vizitojë Kosovën. Një gjë të tillë ai e ka paralajmëruar gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Komisioneri Avramopolous vlerëson se me përjashtim të prokurimit, Kosova ka shënuar përparim në pikat e tjera që janë vënë si kusht për …

Më shumë...

Veseli po përgatitet për dialog me opozitën

Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli po bën përgatitje për të vendosur dialog me partitë e opozitës, në përpjekje për t’i dhënë fund njëherë e mirë krizës politike në vend. Javën e kaluar, ai ka paralajmëruar hapa në këtë drejtim, duke theksuar se oferta e tij do të jetë serioze. Burime të afërta …

Më shumë...

Qeveria riformatohet gjatë kësaj jave

Qeveria e Kosoves

Kryeministri, Isa Mustafa në bashkërendim me partnerin e tij të koalicionit, PDK-në, gjatë kësaj jave pritet t’i bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këto ndryshime të titullarëve të ministrive vijnë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Një burim brenda PDK-së, ka thënë për mediet se deri në fund …

Më shumë...

Refugjatët nga Lindja e Mesme vendosën në Janinë

Autoritetet greke dje kanë zhvendosur grupe të konsiderueshme refugjatësh në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Refugjatët nga Lindja e Mesme, kryesisht Iraku dhe Siria, janë zhvendosur nga Porti i Elefsinës në Janinë. Në një kamp të improvizuar në ish-aeroportin ushtarak të Janinës ndodhen aktualisht mbi 1200 refugjatë. Grupe të tjera …

Më shumë...

Ka përfunduar në Deçan Turneu mbarëkombëtar i Shahut

Ka përfunduar në Deçan Turneu mbarëkombëtar i Shahut, ku morën pjesë mbi 100 garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi! Është vlerësuar si Turneu më i madh i organizuar deri me tash në Kosovë! Në një konkurrencë të fortë vendin e parë e fitoj, Nderim Saraqi (kampion i …

Më shumë...

Zharku dhe Suma dakordohen për fillimin e punimeve në rrugën Elezit – Gorancë – Glloboqicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboqicë. Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri bisedoj me qytetarët e Rashanit dhe të Rekës

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar të shtunën fshatin Rashan të Shalës së Bajgorës, me ftesën e qytetarëve të tij. Banorët e Rashanit kishin ftuar kryetarin Bahtiri për ta vizituar fshatin e tyre me qëllim që për së afërmi të njoftohet me gjendjen në fshat dhe problemet …

Më shumë...

Takohen kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura

Në vazhdën e takimeve të shumta që kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, i  ka pas me përfaqësuesit e komunave fqinje, Skenderaj dhe Vushtrri, është edhe takimi i fundit që ky pati me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura. Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Nura, gjatë këtij takimi …

Më shumë...

Edhe kryetari Bahtiri mori pjesë në varrimin e Ramadan Polluzhës

Në mesin e shumë udhëheqësve të institucioneve të Republikë së Kosovës dhe personaliteteve të shquara të Kombit nga mbarë trevat shqiptare, që morën pjesë në varrimin e Ramadan Polluzhës, djalit të luftëtarit të madh për çlirimin e Kosovës, Shaban Polluzha, ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Kryetari …

Më shumë...

U zbulua busti i Afrim Abazit

Me një ceremoni solemne afër shkollës së lagjes Sherret të Ferizajt, u zbulua busti i dëshmorit Afrim Abazi dhe u shënua dita e shkollës e cila e mban këtë emër.  Pjesëmarrësve u folën autoritetet komunale, veprimtarë dhe të afërm të dëshmorit. Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa  tha se zbulimi i …

Më shumë...

Bahtiri: Për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Prishtinë

Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministrit serb, Ljubomir Mariq, i cili ka kërkuar që problemi i ‘Trepçës’ të shtrohet në bisedimet në Bruksel. Por, Agim Bahtiri vlerëson se për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtië, por jo në …

Më shumë...