Po vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e Parkut Amerikan të Qytetit në Skenderaj, i njohur si vendi “Te pishat”. Për këtë qëllim, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punëtorët e Kompanisë “Uniteti”, e cila ka pastruar tërë hapësirën nga mbeturinat dhe degët e pishave të krasitura. Sipas udhëheqësit të Sektorit të …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
MINISTRI BYTYQI DHE ZV/AMBASADORJA E FRANCËS, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR BASHKËFINANCIMIN E BURSAVE NË NIVEL TË STUDIMEVE MASTER
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zv/ambasadorja e Francës Carole BLESTEL-FEFFER, nënshkruan Marrëveshje për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve Master. Me këtë Marrëveshje përcaktohet bashkëpunimi ndërmjet palëve me qëllim të promovimit të lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimit të bashkëpunimit ekzistues në sektorin …
Më shumë...MINISTRI BYTYQI PRITI MINISTRIN E TREGTISË DHE INDUSTRISË, BAJRAM HASANI
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar rreth rrezikshmërisë që paraqesin lodrat e vendeve aziatike. Në këtë takim ministrat Bytyqi dhe Hasani vlerësuan se sipas analizave dhe rezultateve të bëra para disa ditësh, del …
Më shumë...MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS NIS PUNËN ME ZYRËN PËR ANKESA DHE KËRKESA TË PASAGJERËVE
Zëvendësministri i ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve. Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së të drejtave të udhëtarëve të ANP …
Më shumë...Ministri Gashi vizitoi lokalitetin arkeologjik të Dresnikut dhe Kalanë e Vuçakut
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik në fshatin Dresnik të Klinës si dhe Kalanë e Vuçakut. Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi ka parë nga afër gërmimet arkeologjike që po bëhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këto dy asete të trashëgimisë kulturore në vendin …
Më shumë...Kryetari Agim Aliu kthen në pronësi të Komunës 334 hektarë truall pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Ramush Haradinaj që Komunës së Ferizajt, t’i kthehen pronat e menaxhuara deri më tani nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi komunale në një sipërfaqe të përgjithshme prej …
Më shumë...Komuna e Vitisë përfituese e projektit të trajnimit për vetë-punësim
Përfaqësues të Organizatës Help Kosova, kanë zhvilluar një takim informues me Institucionet komunale të Vitisë, ku u pritën nga kryetari Sokol Haliti, me ç’rast është biseduar rreth partneritetit për Programin e Trajnimit për Vetë-Punësim” (“Training Program for Self-Employment”), ku përfituese është komuna e Vitisë. Shqipe Breznica koordinatore e projektit dhe …
Më shumë...Ndihmohen 55 familje skamnore për festën e Bajramit
OJQ-ja “Jetimat e Ballkanit” kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore për 55 familje skamnore të cilat janë me kushte të vështira ekonomike në komunën e Suharekës. Përfituesit e ndihmave janë përcaktuar sipas listës së Qendrës sociale në Suharekë. Drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Sale Bytyçi, ka …
Më shumë...Komuna e Skenderajt dhe Shkolla e Lartë Benedict Schule në Cyrih rrisin bashkëpunimin
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka prit në takim drejtorin e Departamentit të Investimeve në kuadër të Shkollës së Lartë Benedict Schule në Cyrih të Zvicrës (shkollë e hotelerisë), Arsen Shoshi, me të cilin ka diskutuar mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe shkollës në fjalë, në …
Më shumë...Gashi: Rinia kosovare, faktor paqe e sigurie në regjion
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës Ndërkombëtare të Rinisë, mori pjesë në panel diskutimi “Roli i rinisë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”. Ministri Gashi tha se “Me pjesëmarrësit e kësaj konference u pajtuam që roli i të rinjve në …
Më shumë...Rregullohet oborri, çatia dhe disa klasë të Shkollës Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj
I pari i arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, për të parë nga afër punimet që janë kryer në renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht ndërrimin e çatisë, renovimin e disa klasave dhe korridoreve si dhe rregullimin e oborrit të kësaj shkolle. …
Më shumë...Brahim Thaçi emërohet këshilltar i kryetarit Bali Muharremaj
Nga sot kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, do ta ketë këshilltarin e tij personal, i cili do të merret me të gjitha aktivitetet që kryetari Muharremaj do t’i ketë në agjendë. Këshilltari është Brahim Thaçi, i cili vjen nga fusha e informimit dhe i cili i ka përcjellur …
Më shumë...Në Burim të Malishevës, kanë filluar të realizohen dy projekte
Në fshatin Burim (ish Joviq) të komunës së Malishevës, kanë filluar të realizohen dy projekte me rëndësi për fshatin. Projekti i parë është ai i zgjerimit të rrjetit të kanalizimit dhe projekti i dytë është ndërtimi i fushës së futbollit në shkollën e fshatit. Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës …
Më shumë...Vazhdon përkrahja e fermerëve
Në kuadër të mbështetjes së fermerëve të komunës së Skenderajt, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë përzgjedhjen e fermerëve që kanë aplikuar në thirrjen bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë “Agro-Florentina”, me mbështetje të USAID-Agro, në projektin e bimëve mjekuese …
Më shumë...Vuçiq: Ta pasurit e një territori që s’dihet kujt i përket është burim konfliktesh të mundshme
Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se ai promovon politikën për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. “Unë jam në favor dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë …
Më shumë...Ambasada britanike: Britania nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë
Ambasada britanike ka paraqitur qëndrimin e saj ndaj idesë për ri definimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratën e saj thuhet se Britania e Madhe nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ne besojmë se thirrjet për rihartimin e kufijve shtetërorë mund …
Më shumë...