MINISTRI BYTYQI DHE ZV/AMBASADORJA E FRANCËS, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR BASHKËFINANCIMIN E BURSAVE NË NIVEL TË STUDIMEVE MASTER

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe zv/ambasadorja e Francës Carole BLESTEL-FEFFER, nënshkruan Marrëveshje për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve Master. Me këtë Marrëveshje përcaktohet bashkëpunimi ndërmjet palëve me qëllim të promovimit të lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimit të bashkëpunimit ekzistues në sektorin e arsimit. Kjo Marrëveshje ka të bëjë me një projekt të përbashkët zhvillimi, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për zbatimin e reformave në sektorin e arsimit të lartë. Ministri Bytyqi me këtë rast është shprehur se, kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, në veçanti për studentët kosovarë dhe një mundësi më shumë që ata të kenë më shumë hapësirë dhe shance për shkollimin e lartë në vendin tuaj. Ministri Bytyqi, po ashtu e falënderoj ambasadën e Francës në Kosovë dhe qeverinë franceze për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e arsimit, njëherësh u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje duke lënë të hapur mundësinë e thëllimit të bashkëpunimit edhe më tej. Ministri Bytyqi gjithashtu tha se, do të angazhohet që në sistemin e arsimit të ketë më shumë mundësi që nxënësit tanë të mësojnë gjuhën frënge, gjë që është në interesin e dyanshëm dhe në funksion të thellimit të miqësisë së përhershme. Nga ana e saj, zv/ambasadorja BLESTEL-FEFFER tha se, Franca do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e  arsimit në Kosovë, ndërsa sa i përket nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëfinancimin tha se shpreson që nga kjo do të përfitojnë studentët më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …