Radio Kosova e Lire

Ministri Reçica fton të rinjtë të vizitojnë Qendrat e Aftësimit Profesional

Në kuadër të promovimit të masave aktive të tregut të punës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë dhe Mitrovicë, në të cilat ofrohen shërbime të aftësimit dhe riaftësimit profesional. Në QAP në Prishtinë, ministri takoi të rinj dhe të reja, …

Më shumë...

Ministri Gashi: Tash e tutje financimi nga MKRS në bazë të meritave dhe rezultateve

Pas miratimit të akteve normative, të cilat rregullojnë procedurat dhe mënyrën e financimit të federatave sportive në vendin tonë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK). Përmes …

Më shumë...

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit

Në Shtëpinë e Kulturës, “Mensur Zyberaj” në Rahovec, është mbajtur një  akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit: Mustafë Ibishi, Feriz Gashi, Xajë Pataqani, Malë Bashota, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Qazim Bajraktari, Halil Sadria, të cilët si luftëtarë të NDSH-së kanë rënë në vitin 1946. Akademia përkujtimore u organizua nën përkujdesjen …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te lapidari në Samadraxhë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me stafin e tij në ditën përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Samadrazhë, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te lapidari i dëshmorëve në mes të fshatit dhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë. “Respekti ndaj dëshmorëve nuk do të mungojë …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Si çdo të hënë është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre për javën e kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Nënkryetari Berisha, …

Më shumë...

Përkujtohet dëshmori Beqir Meha

Për të nderuar veprën e tij në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Beqir Meha, Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Drejtorët komunal, udhëheqës të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, udhëheqës i stacionit policor në Skenderaj dhe familjarë, bënë homazhe dhe …

Më shumë...

Inkurajohet gjinia femërore për kandidim në Policinë e Kosovës

Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Hanit të Elezit, në bashkëpunim me Stacionin Policorë të Kosovës në Han të Elezit dhe Drejtorinë Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj organizuan takimin informues me qëllim të inkurajimit të gjinisë femërore të konkurrojnë për kandidate të mundshme për të qenë pjesëtare …

Më shumë...

Në Gllogjan u shënua “Epopeja e Dukagjinit”

Me aktivitete të ndryshme, sot në Gllogjan po përkujtohet 20 vjetori i betejës së zhvilluar në këtë fshat në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe. Duke folur për “Epopenë e Dukagjinit”, përfaqësuesi i familjes emblematike të kombit, Jashari, Rifat Jashari tha se Gllogjani sot po …

Më shumë...

MBYLLET PËR QARKULLIM RRUGA R-129, MITROVICË-BAJGORË, NË LOKACIONIN TE STAN-TËRGU

Pas problemeve të përsëritura me rrugën R – 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, është vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë. Në rrugën R129 (Mitrovicë – Bajgorë), lokacionin Stan – Tërg, ka pasur rrëshqitje të masivëve të  gurëve …

Më shumë...

Sefaj: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i domosdoshëm

Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i domosdoshëm. Ai ka shkruar më tutje se bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar i Policisë së Kosovës me autoritetet policore të shteteve të ndryshme të rajonit duke përfshirë edhe Slloveninë, nën asistimin dhe koordinimin e …

Më shumë...

Kurti: Dheu i Kosovës e i tokës shqiptare as nuk falet e as nuk shitet

Kurti: Dheu i Kosovës e i tokës shqiptare as nuk falet e as nuk shitet

Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” ka bërë edhe një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje. Duke përkujtuar këtë betejë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti theksoi se një vit para bombardimeve të NATO-s nisi Epopeja e …

Më shumë...

Në Gllogjan po shënohet “Epopeja e Dukagjinit”

Në Gllogjan po shënohet “Epopeja e Dukagjinit”

Me aktivitete të ndryshme, sot në Gllogjan po përkujtohet 20 vjetori i betejës së zhvilluar në këtë fshat në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe. Duke folur për “Epopenë e Dukagjinit”, përfaqësuesi i familjes emblematike të kombit, Jashari, Rifat Jashari tha se Gllogjani sot po …

Më shumë...

Krasniqi: Luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare

Krasniqi: Luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare

Duke folur për rëndësinë që kishte beteja e Gllogjanit në luftën çlirimtare, ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se luftimet në Gllogjan paralajmëruan masivizimin e luftës çlirimtare. Ai ka shkruar se beteja e Gllogjanit ishte paralajmërimi më serioz se pas Marsit të Jasharëve Legjendar, zgjerimi …

Më shumë...

Autoritetet e larta të vendit përkujtojnë dhe vlerësojnë lart intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe

Sulmet e NATO-s

Autoritetet e larta të vendit përkujtojnë dhe vlerësojnë lart intervenimin e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe, 19 vite më parë, më 24 mars të vitit 1999. Kryetari, Hashim Tghaçi ka shkruar se pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare nuk e ndalën agresionin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ndërhyrja …

Më shumë...

Haradinaj: Më 24 mars të vitit 1998 dhe 1999 forcat serbe e kanë marrë përgjigjen e merituar

Haradinaj: 19 vite më parë në Lubeniq u vranë mizorisht 80 civilë, vetëm pse ëndërronin lirinë e atdheut

Duke përkujtuar betejën e 24 marsit të vitit 1998 në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, ish komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në atë betejë por edhe më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe e kanë marrë përgjigjen e …

Më shumë...

Drejtores së QKRMT-së Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Drejtores së QKRMT-së, Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Drejtores së Qendrës së Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti i është dhënë çmimi Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme. Ky çmim jepet nga Departamenti Amerikan i Shtetit për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e …

Më shumë...