Radio Kosova e Lire

MASHT dekoron prof. Hasan Lokaj

Në kuadër të aktivitetit tashmë tradicional të MASHT-it me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit u vazhdua me dekorimin e mësimdhënësve të propozuar nga DKA-të nëpër komuna nga Ministria e Arsimit si dhe çmimin e mësuesit të vitit “Shaban Jashari”. Në këtë aktivitet ishte prezent me ftesë të MASHT-it …

Më shumë...

Urim i kryetarit Suma me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Të nderuara dhe të respektuara nëna, gra dhe motra, Urime 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Në emrin tim personal dhe të komunës së Hanit të Elezit ju përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e juaj. Në këtë ditë të shënuar për ju, rikujtojmë rolin …

Më shumë...

Urimi i Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me rastin e 8- Marsit, Ditës së Gruas

Në këtë ditë të shënuar të 8-Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të femrës sonë në rrugën historike të kombit tone; në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë, në kohërat më të stuhishme nëpër të cilat kaloi vendi ynë. Gruaja kosovare ishte pjesë e rëndësishme e të …

Më shumë...

Përkujtohen dëshmorët e rënë në Betejën e Ivajës

Në përvjetorin e flijimit, në vendin e rënies mbi fshatin Ivajë të Kaçanikut, janë nderuar katër dëshmorët Murat Lika, Qani Luma, Raif Koraçi dhe Osman Luma, të rënë më 8 mars 1999 në betejën e Ivajës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka thënë se po përulemi këtu për …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut dhe KED-si koordinojnë aktivitetet

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësues të KED-sit të udhëhequr nga Fatos Haxhimusa- Drejtor i mbrojtjes së rrjetit. Në takim u diskutuan punimet nga ana e KED-sit që do të zhvillohen në Komunën e Kaçanikut, me qëllim të përmirësimit të rrjetit elektrik. Kryetari Ilazi u …

Më shumë...

MINISTRI LEKAJ UROI FEMRAT E MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS ME RASTIN E FESTËS SË 8 MARSIT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj në një takim me zyrtaret femra të Ministrisë së Infrastrukturës, i uroj këto zyrtare me rastin e shënimit të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë ditë të veçantë për femrat, ministri Lekaj i falënderoi për punën e tyre që po japin në …

Më shumë...

Themelohet Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive. Këshilli përbëhet nga 5 anëtarë, përfaqësuesi nga Prokuroria e Shtetit, i cili do të jetë edhe kryetar i Këshillit, një përfaqësues nga …

Më shumë...

Kryeministri Haradinaj në Natën e Zjarreve në Prekaz: “Liria jonë ishte e shtrenjtë”

Me “Natën e Zjarreve” në Prekaz, është përmbyllur manifestimi gjithë popullor për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në kuadër të aktivitete që janë organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Fillimisht në Kompleksin Memorial në Prekaz, janë ndezur flakadanët e lirisë, ndërsa në Sheshin “Adem Jashari” në …

Më shumë...

Kryetari Begaj priti zyrtarët e UNMIK-ut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur zyrtarët e UNMIK-ut, përkatësisht shefen e zyrës së UNMIK-ut për regjionin e Pejës dhe Prizrenit, Lilia Galieva me bashkëpunëtor. Ky takim, kishte karakter njoftues, si dhe u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e caktuara. Kryetari Begaj, fillimisht …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj priti në takim Gjeneralin Salvatore Cuoci

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtor ka pritur në takim Gjeneralin e KFOR-it Salvatore Cuoci më bashkëpunëtor. Ndonëse ishte takim njohës mes kryetarit Ramosaj dhe Gjeneralit Salvatore Cuoci , ai e njoftoi për zhvillimet në komunën e Deçanit, prioritetet që ka komuna në zhvillimin e turizmit dhe …

Më shumë...

Në Klinë u mbajt manifestim me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë, ka organizuar ceremoni, ku janë nderuar me mirënjohje dhe libra nxënës e arsimtarë të dalluar dhe ata punëtor arsimor që janë pensionuar në mes të dy festave. Fillimisht, zyrtarët e Komunës së Klinës, kanë nderuar me …

Më shumë...

MESAZH URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË KLINËS,  ZENUN ELEZAJ, ME RASTIN E 7– MARSIT – DITËS SË MËSUESIT

Me rastin e festës suaj dhe të gjithë kombit, në cilësinë e qytetarit të parë të Komunës së Klinës, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju përshëndes dhe t’ju uroj këtë festë të madhe të shkollës shqipe, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Kur përkujtojmë këtë ditë të veçantë për arsimin …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut shënon 7 marsin – ditën e mësuesit

Në 131 vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, në Kaçanik është mbajtur një ceremoni solemne ku është shënuar 7 marsi – Dita e mësuesit. Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi i ka përgëzuar arsimtarët për misionin fisnik të tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave. “7 Marsi …

Më shumë...

Kryetari Ilazi uron mësuesit për festën e 7 marsit

Të dashur mësues, sot shënojmë përvjetorin e 131 të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, më 7 mars 1887, në Korçë. Në këtë ditë feste, edhe ne kujtojmë mësuesit tanë, që me punën dhe angazhimin e tyre atdheut tonë i dhanë shumë gjenerata të arsimuara. Puna dhe sakrifica juaj edhe …

Më shumë...

Kryetari Jashari priti në takim Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë të tij, deputetët e kuvendit: Artan Grubi, xhevat Ademi, Ejup Halimi, i shoqëruar nga Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bënë nderime dhe vendosën kurora me lule dhe nga një lule për secilin varr në varrezat e Jasharve …

Më shumë...

Kryetari Jashari pas akademive përkujtimore të organizuara në Tiranë dhe Prishtinë ishte edhe në akademinë përkujtimore në Shkup

“Pas Tiranës e Prishtinës, të mërkurën, edhe në Shkup u organizua Akademi solemne kushtuar 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që në mënyrë zyrtare shprehet përkushtimi institucional për këto ditë të lavdisë nacionale. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, tha në një postim se, ishte i nderuar të marr …

Më shumë...