Autoritetet e KFOR-it kanë reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri

Autoritete t e KFOR-it kanë  reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri. Në reagim thuhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet. “Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagimin e KFOR-it. Tutje thuhet se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …