Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: Kreu i UÇK është peng i Gjykatës Speciale për ta zhbërë shtyllën kryesore të Pavarësisë së Kosovës

Faktori ndërkombëtar i cili është duke qeverisë mbi njëzet vite në Kosovë, siç po shihet e ka krijuar një klimë politike tejet të pa kuptimtë e tepër të rëndë në këtë pjesë të Evropës-Ilirisë dhe veçanërisht kjo rrethanë është përkeqësuar pas formimit të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë për dënimin e udhëheqësve të UÇK-së që është sinonim çlirimit të popullit shqiptar të Kosovës?!… Megjithatë, ende jam i “bindur e besoj” që imazhin e tyre të fituar me veprim të drejtë të Natos e veprimin demokratik të tyre nuk do të lejojnë të shkoi dëme as për Kosovën e as për Ballkanin, edhe përkundër faktit që Kosovës, ende nuk i kanë afruar asnjë zgjidhje të drejtë e reale: Mirëpo sa po kuptoj e mund të kuptoj unë, sipas të gjitha gjasave e po shihet; Qendrat e Vendosjes po na afrojnë një kompromise, madje edhe shumë shumë të dhimbshëm. Ndërkombëtarët me imponimin e Gjykatës Speciale e legjitimuan autokracinë e A. Vuçiqit ortodoks të krishterë, të cilin e favorizuan dhe e bënë shtet derisa ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Sipas të gjitha argumenteve, Zyrës së Prokurorisë Speciale po i nevojitet një argument e përkrahje publike kundër Thaçit e bashkëpunëtorëve të ti, si nga politikanët, shoqëria civile dhe mediat në Kosovë që po e krijojnë atë. E më pastaj po e përkrahin atë kundër tij, duke kalkuluar e përdor sipas dëshirës dhe interesave partiake, politike, personale e grupore .

Sjelljet e partive politike, presidencës, parlamentit e qeverisë në këtë mënyrë si duket po iu kërkohet që të vjellin vrer kundër H. Thaçit e UÇK-së për qëllime më të mëdha politike apo diçka tjetër që në një mënyrë apo formë tjetër, po e mbështesin pa rezervë liderët shqiptar, duke u maskuar pas popullimit, demagogjisë, korrupsionit e demokracisë pa ndierë asnjë dhimbje për vuajtjet e popullit e Kosovës, vetëm për ta kapur pushtetin në emër të ç ‘kapjes së shtetit. Ca lider të Kosovës arritën të bëhen njerëz popullor tek një pjesë e shoqërisë së Kosovës që nuk e “dëshirojnë” praninë e ndërkombëtare. Për fat të keq, ky është “mishërim” i një pjese së vogël të shoqërisë së Kosovës që nuk e adhurojnë demokracinë e botës perëndimore dhe atyre që e ndihmuan me e çliruar Kosovën. Këta janë një numër e atyre njerëzve që akuzojnë shtëpinë e bardhë dhe aleatët e saj se janë duke ia “nguli thikat pas shpine” Kosovës e popullit shqiptar. Derisa në deklaratën e tij të djeshme për protestat në Shqipëri me rastin e vrasjes së 26 vjeç arit Kllodian Rasha nga një policë kriminel, z. Albin Kurti, “çuditërisht” deklaroi se me Shqipërinë “janë të zhgënjyer” edhe partnerët tanë Ndërkombëtar që kanë interes për forcimin e shqiptarëve?! Atëherë nëse është kështu, lind pyetja e mendimi logjik se a: “ishin të zhgënjyer” SHBA me qëndrimin e mos shkuarjen e ish kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti në Konferencën e Vashingtonit, kur ishte rasti e momenti më i volitshëm për vet VV, Kurtin e diplomacinë shqiptare të Kosovës.?!….Pse bëhen gjithë këto kalkulime e ndryshime të deklaratave politike të liderëve tanë shtetëror para opinionit të brendshëm e atij ndërkombëtar?! Çka na duhen dhe a guxojmë të lëshohemi  në lojëra të tilla!? P

se dhe kah u frymëzuam kaq shumë që të mbajmë këtë qëndrim arrogant e jo njerëzor ndaj arrestimit të Liderëve Ushtarak?! Ç’farë të mirash do të ketë Kosova e populli nga burgosja i liderëve në krye me Thaçin e formimi i Gjykatës Speciale?!… Po çka na duhet ky entuziazëm apo favorizim për Gjykatën Speciale dhe forcimit të urrejtjes së UÇK-së nga partitë e liderët partiak të Kosovës siç është LDK, Vetëvendosja  etj.

A ka popull në botë që kishte apo mbanë edhe sot këtë qëndrim për luftërat e çlirimtarët e tyre, siç kemi dhe po mbajmë jo pak  qytetarë të Kosovës martire të nderuar.

Qytetar të nderuar: Zgjohuni nga gjumi e mos e humbni durimin pasi që duhet ta dimë që 20 vjet janë shumë pak kundër një robërie dy mijë vjeçare që e kaloi populli shqiptar.

Jemi duke jetuar të rrethuar nga të katër anët me armiq shekullor.

Popullit i duhet bashkimi e dashuria vëllazërore në mes vete për me e zhvilluar shtetin e lirë të Kosovës.

Sa më larg nga ata që e shajnë, e fyejnë dhe që mundohen me e komprometojnë UÇK, Lirinë, Pavarësinë e Kosovës dhe Demokracinë e fituar hiq më pak se 20 shekujve. Respekt gjithë atyre që mendojnë shqip, flasin shqip, qajnë shqip, qeshin shqip e lëvizin e marrin frymë shqip.

Më 19.12.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …