Prof. Avdi Gjata

Avdi Gjata: URRAAAAAAA:!?… Zgjedhjet e jashtëzakonshme?! Kosova po çlirohet për herën e gjashtë!

Dje pas dite, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas kërkesës së VV, pas kontestimit të deputetit të LDK-së,  Hetem Arifin, që e bëri të kontestueshëm edhe legjitimitetin e vet Qeverisë Hoti.

Historia ka treguar që çdo popull që e ka luftuar vëllain e tij, vetveten po edhe që e ka nëpërkëmbur qeverinë e tij, është zhytur në anarki e më në fund, është bërë një shoqëri për ta vajtuar e qar siç është shoqëria e populli Kosovës qe shumë muaj e shumë  vite. Po shkojnë tri vite e më shumë që partitë politike i kanë nxjerrë shpatat nga kallfët e tyre si edhe mllefin nga fundi i thesit  dhe vazhdojnë luftën mes tyre sikur me qenë me ushtrinë serbe, gjegjësisht mes partive politike e popullit shqiptar në vend që luftën ta kishin orientuar kundër Listës Serbe e Serbisë. E them këtë, pasi që të gjithë e dimë që mosmarrëveshjet e problemet nuk janë në mes shqiptarëve po i kishim i kemi dhe do ti kemi edhe në të ardhmen me Serbinë, gjegjësisht armiken shekullore të shqiptarëve. Nuk është fatkeqësia pse po shkojmë në zgjedhje, po tragjedia është se çka do të ket mundësi me vepruar Qeveria e Re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme me: Listën Serbe, Zajednicën, Eksterritoret kishtare shqiptare të uzurpuara nga serbët, Demarkacionin, EULEXIN, Rezolutën1244, Naton, KFORIN, Kosovën Lindore, të pagjeturit, gjenocidin, dëmshpërblimin e luftës, shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës etj etj. Kjo betejë e luftë në mes partive e qytetarëve ka ardhëm në pamundësi për ta goditur të keqen në gjoks si duhet, si është dashur e siç e goditi UÇK-ja në vitet 1997-98-1999 ushtrinë e Millosheviqit bashkë me NATON.

Jam i bindur plotësisht dhe jam shumë i sigurt që as këto zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk do të dallojnë gjë nga zgjedhjet e mëparshme dhe do vazhdoi i njëjti avaz?!. Kjo çka po afrohet edhe çka po premtohet nga partitë politike, nuk është asgjë tjetër, përveç një Iluzion i llojit të vet që po mundohen me e ndërtuar e ndërthurë partitë shqiptare, sa për ti shtyrë votuesit me besuar më shumë në parti, zgjedhje e në premtimet e bëra nga liderët partiak, edhe atë sa për ti mbuluar më mirë tra gjet e borës që i lënë gjatë punës ndërkombëtarët. Të gjitha problemet e lartë cekura do vazhdojnë të jenë edhe më tutje sfidat e Kosovës e popullit shqiptar edhe në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme.

Ne duhet të dimë që një parti e politik nuk mundet të iu përket të gjithëve që do të përfundojnë në mbeturinat e historisë, përveç premtimeve të rreme duke i zhgënjyer edhe gjyshërit e varret e të parëve tanë. Për qytetarin atdhetar, e për atë që mendon shqip, më mirë do ishte me qenë një bujk apo bari në mal se sa një deputet, kryeministër apo president mashtrues, për çka edhe po qesh gjithë bota demokratike.

Nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri në qeverinë e Hotit, asnjëherë nuk arrita me dëgjuar ndonjë nga deputetët, kryeministrat apo partitë politik duke e akuzuar apo sulmuar Listën Serbe për kërcënimet apo shantazhet që vazhdimisht ia bëjnë Qeverisë së Kosovës deputetët e saj, bashkë me qeverinë e Serbisë. Është mirë që po shkojmë në zgjedhje pasi q[ legjislatura e 6 Tetorrit2019  që krijoj Koalicionin e Madh brenda një viti zgjodhi e shkarkoi dy qeveri…, vendin e la me u.d. të kryeministrit, policinë me u.d. të policisë; AKI me u. d. të inteligjencës etj. Megjithatë e keqja më e madhe nuk është kjo qeveri e rënë, po që kjo qeveri ka rënë kur Lista Serbe bojkotoi mbledhjen e qeverisë e që qytetarët nuk po e dinë se kush është vendimtar në rënien e qeverisë, Lista Serbe bashkë me qeverinë e Beligradit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës apo Koalicioni i Madh i Shpresës i dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit 2019 ? Është mirë që po shkojmë në zgjedhje, ” Besoj” që edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kosova edhe njëherë do  “ÇLIROHET” nga qeveritë e mëparshme të dala nga vota e lirë e qytetarit të “robëruar” në mendje e në kokë nga kalkulimet e shërbimeve të huaja shtetërore. E për fat tonin jo të mirë , është që shumë nga ne vazhdojmë të jemi të “burgosur”  të partive e liderëve politikë të traditave fisnore dhe indo trinimit të disa “ideologëve” e hoxhallarëve ekstremist apo të shumë manipuluesve të huaj që po na e punojnë nën rrogoz. Suksese.    Më 24.12.2020.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …