Hoti

Avdullah Hoti i del në mbrojtje Gjykatës Speciale, konsideron se aksionet e saj janë në rregull dhe të bazuara në ligj

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj. Ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë. “Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar ai. Ky reagim erdhi pas aksionit të djeshëm të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK-së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Pavarësisht kësaj, Kryeministri ka thënë se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …