Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti: Kosova fle mbi thëngjill, mirëpo bizneset e blejnë tri herë më të shtrenjtë në Serbi

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti,  thotë  se bizneset e kanë blerë thëngjillin nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, mirëpo KEK nuk ka kontratë aktive me këtë kompani.  “Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, ka shkruar ai. Deputeti, Avdullah Hoti ka pyetur se për kur po ruhet qymyri dhe pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera?. Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?  Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike? ka pyetur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …