Avdullah Hoti: LDK-ja heq dorë nga balanca, kërkon konstituimin e Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit institucional, duke hequr dorë nga kërkesa për balancë institucionale. Hoti tha se prioritet duhet të jetë konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, ndërsa për presidentin duhet të gjendet një kandidat i pranueshëm për të gjitha partitë. “Kemi hequr dorë nga ajo kërkesa jonë edhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, tha Hoti. Ai theksoi se nuk ka arsye për vonimin e seancës konstituive dhe se LDK-ja vazhdon të kërkojë funksionalizimin e institucioneve. Për takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Hoti tha se LDK-ja do të dalë me qëndrim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa kritikon afrimin LDK-VV: Pse ta ndihmojmë Kurtin të arrijë 80 vota e të humbim identitetin?

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka shprehur shqetësime të thella lidhur …