Avdullah Hoti parasheh zhdukjen e Lëvizjes Vetëvendosje nga skena politike, thotë se nuk ka bazament

Avdullah Hoti: Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj del se edhe nuk mundesh

Ish-kryeministri, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar  për vendimin e Qeverisë rreth dinarit,  pa u konsultuar me askënd, me ç’ rast është një seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Kosova është kritikuar gati nga krejt vendet e botës  ku edhe aleatët më të dëshmuar të vendit patën qëndrim pasiv. Para dy javësh, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar. Qeveritarët e Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral. Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj e kupton se  nuk mundesh’”, ka shkruar Avdullah Hoti në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …